Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka plotësuar vakancën, duke zgjedhur anëtare Eloida Goxhin.
Kjo e fundit pritet të zërë vendin e Besnik Canit, i cili me 27 shkurt 2020 u shkarkua nga vettingu, pas problemeve me pasurinë.
Goxhi ka marrë 104 vota pro. Ndërsa 4 prokurorët e tjerë në garë për vendin e dytë të lirë ishin:
- Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
- Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
- Albert Kuliçi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
- Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.