Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin e njësisë së zbatimit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Pas auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të projektit “Fuqizimi i Programit të Sigurisë së Digave”, KLSH ka konstatuar shkelje nga Njësia e Zbatimit të Projektit që në atë kohë drejtohej nga shtetasi me inicialet M.C.