KLSH letër Erion VELIAJT: Pezulloni veprimet për Teatrin derisa të vendosë KUSHTETUESJA

Publikuar tek: aktualitet, më 12:27 16-05-2020 KLSH letër Erion VELIAJT: Pezulloni veprimet për Teatrin derisa të vendosë KUSHTETUESJA Erion Veliaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) i ka dërguar një letër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj duke i kërkuar të pezullojë çdo veprimtari për teatrin derisa të vendosë Gjykata Kushtetuese në bazë të padisë që bëri kreu i shtetit, Ilir Meta.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të marrë në shqyrtim paraprak kërkesën e presidentit të Republikës për të shfuqizuar ligjin special që i hap rrugë shembjes së Teatrit kombëtar dhe ndërtimit të kullave në pronën publike dhe mbi këtë bazë u ka kërkuar Kuvendit, Këshillit të Ministrave Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës të japin argumetet mbi hartimin dhe miratimin e këtij ligji special.

KLSH përpiqet që të ruajë dhe të parandalojë kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak të Tiranës nga veprimet dhe vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe mungesës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjë që mund të sjellë pasoja të rënda financiare dhe sociale.

Për sa më lart, Kontrolli i Lartë i Shtetit, bazuar në Ligjin nr.154/2014 dhe Standardet Profesionale të Auditimit, për të vlerësuar rregullshmërinë e këtij procesi dhe shqyrtimin e vendim-marrjes mbi respektimin e dispozitave ligjore dhe nëligjore në fuqi nga titullarët dhe organet e zgjedhura apo të emëruara, do të rishikojë planin vjetor, të auditimeve për të fshirë kryerjen e këtij auditimi me përfundimin e disa angazhimeve audituese të ndërmarra kohët e fundit në Bashkinë e Tiranës”, thuhet në letrën e KLSH.

“Pasojat e veprimeve dhe mosveprimeve të zyrtarëve dhe institucioneve që do të burojnë nga vendim-marrjet e padrejta, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese të shprehet se do t’i konsiderojë të kundërligjshme dhe të gabuara, do të trajtohen nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit si dëm me pasoja të rënda për interesat ekonomike të shtetit dhe do të kërkohet dëmshpërblimi përkatës”, thuhet më tej në letër.

7bc99ba0-9c58-42cb-929f-ac1390a0b182-640x1138.jpg

bee51d80-c9ee-4b1a-b0ff-6901b1e32ce8-640x1138.jpg11e04268-53b3-4cdc-9900-0baff367adc3-640x1138.jpg

cac9e9ef-3efb-4e57-add9-60b5e6d57242-640x1138.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705
array(1) { ["section"]=> string(93) "klsh-leter-erion-veliajt-pezulloni-veprimet-per-teatrin-derisa-te-vendose-kushtetuesja-206584" }