Klubet e futbollit bëjnë lëvizjen e dytë, letër kryeministrit EDI RAMA: Kjo situatë nuk ka qenë as në 1997, plotësoni kërkesat tona (LETRA E PLOTË)

Publikuar tek: sport, më 12:33 11-08-2020 Klubet e futbollit bëjnë lëvizjen e dytë, letër kryeministrit EDI RAMA: Kjo situatë nuk ka qenë as në 1997, plotësoni kërkesat tona (LETRA E PLOTË) Foto-montazh: Edi Rama-logo e FSHF

Presidentët e klubeve të futbollit të superiores shqiptare nuk ndalen.

Pas kërkesës së parë publike të 5 gushtit 2020 për qeverinë dhe kuvendin, ditën e djeshme, Edvin Libohova ka bërë një lëvizje të dytë. I ka dërguar një letër kryetarit të Kuvedit Gramoz Ruci dhe kreut të Qeverisë, Edi Rama, me kërkesat e klubeve. Në rast të kundër, futbolli nuk do të nisë dhe kjo ngjarje do të ishte e paprecedentë, nuk ka ndodhur as në vitin 1997.

Në fakt, kërkesat e tyre kushtezohen edhe në kushtet e pandemisë, kur klubet, përvecse do të harxhojnë lekë, nuk do të arkëtojnë asnjë të ardhur nga shitja e biletave apo të ardhura nga sponsor e donatorë të ndryshme. Ndaj, argumenton Libohova, qeveria dhe kuvendi duhet të shohin me prioritet kërkesat e klubeve të futbollit.

Letra e plotë

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit, në mbledhjen e tyre të datës 5 gusht 2020 midis të tjerave analizan edhe situatën financiare në të cilën ndodhen klubet e Kategorisë Superiore në kushtet e pandemisë dhe ndryshimet në paketën ligjore për sportin të miratuar deri tani nga Kuvendi I Shqipërisë.

Situata e tejzgjatur e pandemisë dhe skenarër pesimistë për kapërcimin e shpejtë të saj kanë dëmtuar rëndë financat e klubeve dhe financuesve të tyre si dhe kanë zbehur në maksimum perspektivën e ofrimit të sponsorve seriozë dhe të qëndrueshëm.

Në këto kushte, anëtarët e Ligës pas një analize të kujdesshme dhe profesionale konkluduan se situate e tyre financiare për sot dhe në përspektivë paraqitet mjaft e vështrirë dhe pesimiste për vazhdimin normal të veprimtarisë sportive.

Të ndodhur përballë kësaj situate anëtarët e Ligës I kërkojnë qeverisë dhe Kuvendit të rishikojnë kuadrin actual ligjor dhe të marrin disa nisma ligjore në kuadër të mbështetjes së veprimtarive sportive të Kategorisë Superiore si më poshtë:

Ndryshime në ligjin për sponsorizimet, duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi pasi variant actual nuk është atraktiv për sponsorët, cka verteton edhe realiteti I deritanishëm

Përfshijen e të gjitha veprimtarive ekonomike të klubeve të futbollit në TVSH e reduktuar në masën 6% si bujqësia dhe turizmi

Faljen e gjobave dhe kamatvonesave për detyrimet fiskale të klubeve

Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatimfitimi mbi të ardhurat personale të futbollistëve nga 2 vite në 10 vite

Realizimi I këtyre kërkesave do të mundësojë përmirësimin e gjendjes financiare të klubeve dhe do të rrisë besimin për ofrimin të komuniteti I futbollit të sponsorve seriozë dhe të fuqishëm.

Në rast të kundërt, klubet e kategorisë superior do ta kenë të pamundur financiarisht të vazhdojnë veprimtarinë e tyre dhe do të jenë të detyruara të mos marrin pjesë në kampionatin kombëtar të kategorisë superior, që pritet të fillojë në 12 shtator 2020.

Moszhvillimi I kampionatit të elitës së futbollit shqiptar do të përbënte një ngjarje të paprecedent në historinë e futbollit shqiptar, cka nuk ka ndodhur as në vitin e veshtirë 1997.

Liga profesioniste e futbollit është e gatshme për të diskutuar në momentin më të parë me strukturat përkatëse të qeverisë për gjetjen e një kompromisi në përmbushjen e këtyre kërkesave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098609924316406
array(1) { ["section"]=> string(149) "klubet-e-futbollit-bejne-levizjen-e-dyte-leter-kryeministrit-edi-rama-kjo-situate-nuk-ka-qene-as-ne-1997-plotesoni-kerkesat-tona-letra-e-plote-216789" }