Klubet e FUTBOLLIT presion qeverisë: Bëj ligj për sposorizimet, fal kamat-vonesat e TVSH 6 përqind, në të kundërt NUK FILLON KAMPIONATI (KËRKESAT)

Publikuar tek: sport, më 14:25 05-08-2020 Klubet e FUTBOLLIT presion qeverisë: Bëj ligj për sposorizimet, fal kamat-vonesat e TVSH 6 përqind, në të kundërt NUK FILLON KAMPIONATI (KËRKESAT) Ilustruese

Liga Profesioniste e Futbollit, mbledhur sot në ambientet e “Air Albania” ka diskutuar mbi ligjin më të fundit miratuar nga parlamenti për sportin dhe ka konkluduar se asnjë nga premtimet e dhëna nga kryeministri Rama në mbledhjen e 11 marsit 2019, nuk është mbajtur.

Presidentët e klubeve të kategorisë superior kanë bërë një listë me katër kërkesa për qeverinë dhe parlamentin dhe shprehen se nëse këto kërkesa nuk realizohen, do të bojkotohet nisja e sezonit të ri futbollistik 2020-2021, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, raporton newsbomb.al.

Vendimi i plotë:

Liga Profesioniste te Futbollit, pasi u njoh me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani, konstaton me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e  në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009788990020752
array(1) { ["section"]=> string(148) "klubet-e-futbollit-presion-qeverise-bej-ligj-per-sposorizimet-fal-kamat-vonesat-e-tvsh-6-perqind-ne-te-kundert-nuk-fillon-kampionati-kerkesat-216174" }