Klubi i futbollit Tirana pezullon Stivi Frashërin: Prishi imazhin e klubit me deklaratat

Publikuar tek: sport, më 12:47 17-03-2015 Klubi i futbollit Tirana pezullon Stivi Frashërin: Prishi imazhin e klubit me deklaratat Portieri i Tiranes, Stivi Frasheri

Klubi i futbollit të Tiranës ka pezulluar ditën e djeshme pa afat portierin Stivi Frashëri. Shkak për këtë reagim nga drejtuesit e klubit nuk u bë goli i dytë i pësuar në ndeshjen derbi me Partizanin të premten në Qemal Stafa, por reagimet e portierit të fanellës BardheBlu në rrjetin social menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. 

“Pas një mbledhje të zhvilluar paraditen e djeshme, portieri i Tiranës Stivi Frashëri është pezulluar pa afat. Rrëmuja e krijuar pas disa komenteve të shkruara në faqen e tij në facebook, klubi ka vendosur të pezullojë lojtarin për dëmin e shkaktuar në imazh dhe jo vetëm. Sjellje të tilla të pahijshme, të shkaktuara qoftë edhe aksidentalisht, janë të palejueshme dhe të dënueshme” sqarojnë zyrtarisht nga Klubi i Futbollit Tirana.

Dy ditë më parë Stivi Frashëri kishte shkruar se më parë stërvitej me profesora, ndërsa në këtë kohë bënte vetëm 15 minuta stërvitje. Aludonte se nga pankina të shanin nga nëna e motra. Ndërkohë që më vonë, në një tjetër status në facebook, deklaroi se llogarinë e tij personale e administronte dikush tjetër. Ai kërkonte falje dhe thoshte se gjithmonë do të mbetej bardheblu. Por kjo nuk ka mjaftuar ndërkohë që të gjitha gazetat sportive dhe televizionet, kishin deklaratat e tij kundër klubit të Tiranës, duke dëmtuar rëndë imazhin. 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091512203216553
array(1) { ["section"]=> string(92) "klubi-i-futbollit-tirana-pezullon-stivi-frasherin-prishi-imazhin-e-klubit-me-deklaratat-6128" }