Klubi shqiptar jep lajmin e hidhur, futbollisti i ri humb jetën nga një sulm në zemër

Publikuar tek: sport, më 20:29 05-10-2019 Klubi shqiptar jep lajmin e hidhur, futbollisti i ri humb jetën nga një sulm në zemër Foto ilustruese

Ekipi i Kastriotit ka dhënë pasditen e sotme lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të lojtarit të moshave Erjon Ruçi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi i Kastriotit njofton se i riu ishte mbrëmjen e djeshme në një gëzim familjar, aty ku dhe ka pësuar një goditje në zemër dhe për fat të keq nuk ka mundur të jetojë.

“Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh tek moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual, Erjoni, vendosi që të ndiqte tjetër rrugë, dhe jo futbollin, e kjo për arsye personale. Mbrëmë në një rast gëzimi, Erjoni mori një goditje në zemër, që për fatin e tij të keq nuk mundi që t'i mbjetojë. Klubi i “Kastriotit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruci, dhe të afërmve për këtë humbje të parakoshme. Prehu në paqe Erjon”, njofton klubi i Kastriotit, ndërsa shpërndanë dhe foton e të riut.

71820639_2435390683243801_8625142869876801536_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019591808319092
array(1) { ["section"]=> string(91) "klubi-shqiptar-jep-lajmin-e-hidhur-futbollisti-i-ri-humb-jeten-nga-nje-sulm-ne-zemer-180938" }