Koalicion me LSI-në nëse s’dilni forcë e parë? Deputeti Hyseni zbulon vendimin e Partisë Socialiste

Publikuar tek: politike, më 22:10 22-10-2020 Koalicion me LSI-në nëse s’dilni forcë e parë? Deputeti Hyseni zbulon vendimin e Partisë Socialiste Alket Hyseni

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni përjashtoi çdo mundësi që PS të bëjë koalicon me LSI-në.

Hyseni tha se PS do të ka aleancë me shqiptarët dhe do të qeverisë e vetme.

“Nuk ka asnjë shans që të bëjmë koalicion me LSI-në. Ne e kemi aleancën me shqiptarë dhe do të marrim 74 deri në 76 deputetë. Po harroni se jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, jemi partia më e madhe në vend”- tha Hyseni.

Spahiu: Po në qoftë se ju dilni forcë e parë, por nuk merrni 51%, do bëni koalicion?

“Ta siguroj që nuk do të ndodhë. Kjo është një hipotezë që me 25 prill nuk do të ndodhë. Ne nuk i largohemi përgjegjësve për të punuar për Shqipërinë duke punuar edhe në opozitë, por që mandati i tretë i Partisë Socialiste është gjëja më e mirë për shqiptarët”- tha Hyseni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD: Lista e ardhshme e PD-së më katastrof se sa në 2017
»
Article Logic
Execution time: 0.010017871856689
array(1) { ["section"]=> string(105) "koalicion-me-lsi-ne-nese-s-dilni-force-e-pare-deputeti-hyseni-zbulon-vendimin-e-partise-socialiste-224794" }