Koalicion PD-PS? Përgjigjet Bylykbashi: Po të jetë e nevojshme do të bëjmë kompromis politik, por…

Publikuar tek: aktualitet, më 23:46 27-10-2020 Koalicion PD-PS? Përgjigjet Bylykbashi: Po të jetë e nevojshme do të bëjmë kompromis politik, por… Oerd Bylykbashi

Ish deputeti Oerd Bylykbashi hodhi poshtë një kompromis politik mes dy forcave të mëdha në vend, Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. 


I ftuar në “Ilva Now” në Euronews Albania, ish deputeti i PD-së ka zbuluar strategjinë dhe teknikën elektorale të Partisë Demokratike për të marrë sa më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit, çka përkthehet në mandate. Më tej, Bylykbashi theksoi se vendi ka nevojë t’i rikthehet normalitetit, duke u shprehur i gatshëm për të bërë kompromis politik me Ramën në rast nevoje.

“Do të jenë vendime që i merr opozita e bashkuar për të gjetur mënyrën për të marrë sa më shumë vota dhe këto të kthen në mandate. Ajo që ne luftojmë është objektivi i madh që kemi të largojmë Edi Ramën nga pushteti”

"Pas zgjedhjeve të 25 prillit përveç reformave dhe goditjes së korrupsionit, Shqipëria duhet të hyjë në një holli normaliteti. Asgjë që është e turbullt nuk ndihmon në integrimin e vendit. Do të jemi qeveria që do t’i qëndrojmë ndarjes së pushteteve, ligjeve, mirëqeverisjes dhe Kushtetutës".

"Do të bëjmë kompromis politik po qe e nevojshme por qeverisje me Edi Ramën jo”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Test si ai i alkoolit, nga Britania vjen pajisja e mahnitshme që zbulon Covid-19 për 1 minutë (FOTO)
Konsulli tregon gjendjen në ‘kampin e FERRIT’: Kur shkuam atje na qëlluan me gurë, gratë mbanin thika në duar »
Article Logic
Execution time: 0.010370969772339
array(1) { ["section"]=> string(101) "koalicion-pd-ps-pergjigjet-bylykbashi-po-te-jete-e-nevojshme-do-te-bejme-kompromis-politik-por-225441" }