Koalicioni Kurti-Osmani, Ngjela: Nuk janë të të njëjtit krah, pas 100 vitesh krijojnë modele antikorrupsion

Publikuar tek: aktualitet, më 22:24 14-10-2019 Koalicioni Kurti-Osmani, Ngjela: Nuk janë të të njëjtit krah, pas 100 vitesh krijojnë modele antikorrupsion

Avokati, Spartak Ngjela është shprehur se dyshja e politikës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti krijojnë një model të ri antikorrupsion.

I ftuar në emisionin “360 Gradë”, Ngjela ka deklaruar se ata të dy nuk janë lëvizje politike të të njëjtit krah.

Sipas avokatit, Kurti do të jetë shumë i kujdesshëm pasi ajo është brenda konceptit amerikan të politikës, me demokracinë që vjen nga tregu

'Vjosa Osmani dhe Kurti nuk janë lëvizje politike të të njëjtit krah. Kurti do të jetë shumë i kujdesshëm pasi ajo është brenda konceptit amerikan të politikës, me demokracinë që vjen nga tregu. Por toleranca që bën politika e madhe është ajo që më duhet. Ka një specifikë shumë të madhe pasi është antikorrupsion. Politika amerikane në Kosovë ka ndeshur një pengesë të madhe nga korrupsioni. Me këta të dy unë mendoj që do të kemi një politikë të re. Klasa politike në Tiranë është e përkohshme vetëm nëse zbatohet reforma në drejtësi. Do të ketë një Kushtetutë që nuk do t'i lejojë më në politikë këta. Kush do të shpëtojë nga këta', tha Ngjela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073800086975098
array(1) { ["section"]=> string(111) "koalicioni-kurti-osmani-ngjela-nuk-jane-te-te-njejtit-krah-pas-100-vitesh-krijojne-modele-antikorrupsion-182068" }