Koalicioni LDK-Vetëvendosje, Vjosa Osmani: Duhet partneritet mes të barabartëve

Publikuar tek: rajon, më 21:41 25-10-2019 Koalicioni LDK-Vetëvendosje, Vjosa Osmani: Duhet partneritet mes të barabartëve Kandidatja per kryeministre nga radhet e LDK-se, Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka deklaruar se koalicioni me Vetëvendosjen, duhet të jetë një partneritet mes të barabartëve.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Vjosa Osmani është shprehur gjithashtu se në marsin e vitit 2020 nuk pritet të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por një marrëveshje për çështje specifike.

Sipas saj, pranvera e vitit 2020 nuk është kërkuar nga aleatët perëndimorë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, por për të sjellë të dyja palët sërish në tavolinë dhe për të rifilluar negociatat.

‘Unë nuk besoj se marrëveshja finale në rrethanat aktuale mund të arrihet deri në marsin e viti 2020, por shoh që mund të arrihen marrëveshje për çështje specifike të temave më teknike, edhe pse ato kanë ndikim në marrëveshjen finale. Dialogu deri në mars të viti 2020 mund të trajtojë çështjen e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese, mund të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, me eliminimin  e barrierave të lëvizjes së lire dhe çështjet tregtare’, është shprehur Osmani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01828408241272
array(1) { ["section"]=> string(84) "koalicioni-ldk-vetevendosje-vjosa-osmani-duhet-partneritet-mes-te-barabarteve-183515" }