Koalicioni LDK-VV për qeverinë e re, Lutfi Haziri emërohet shef i Ekipit Negociator për bisedimet me Vetëvendosjen

Publikuar tek: rajon, më 21:09 28-10-2019 Koalicioni LDK-VV për qeverinë e re, Lutfi Haziri emërohet shef i Ekipit Negociator për bisedimet me Vetëvendosjen Nenkryetari i LDK-se, Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri është emëruar ditën e sotme nga kryetari I kësaj partie, Isa Mustafa si shef i Ekipit Negociator të LDK-së për bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me koalicionin qeveritar.

Ndërkohë që grupet punuese do të drejtohen nga krerët e grupeve të ekspertëve të LDK0së, Haziri do t’i prijë negociatave midis dy partive për të formuar koalicionin qeverisës.

Ditën e sotme është mbajtur edhe takimi i tretë i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së ku si temë kryesore ishte harmonizimi i programit ekonomik.

Kujtojmë se janë parashikuar që të mbahen edhe katër takime të grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së, ku do të diskutohet edhe për katër tema të tjera në drejtësi, çështjet sociale, arsim dhe shëndetësi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032395839691162
array(1) { ["section"]=> string(120) "koalicioni-ldk-vv-per-qeverine-e-re-lutfi-haziri-emerohet-shef-i-ekipit-negociator-per-bisedimet-me-vetevendosjen-183864" }