Koalicioni opozitar, zbardhen 10 pikat e marrëveshjes: Të ndalen zgjedhjet

Publikuar tek: politike, më 09:35 23-04-2019 Koalicioni opozitar, zbardhen 10 pikat e marrëveshjes: Të ndalen zgjedhjet

Zbardhen 10 pikat e marrëveshjes së koalicionit opozitar.

Partitë kryersore të opozitës janë duke firmosur sot marëveshjen, ku mes të tjerash kërkojnë mos-hyrjen në zgjedhje deri në plotësimin e kushteve, krijimin e një qeverie tranzitore si dhe pamundësim të zgjedhjeve. 

Ndërkohë, ditën e sotme, pjesë e koalicionit, të cilat do të firmosin marrëveshjen, pritet të jenë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.

E plotë: 

  1. Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend
  1. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme
  1. Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm
  1. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale
  1. Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin
  1. Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit
  1. Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia
  1. Angazhohemi për lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar
  1. Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore
  1. Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026129961013794
array(1) { ["section"]=> string(79) "koalicioni-opozitar-zbardhen-10-pikat-e-marreveshjes-te-ndalen-zgjedhjet-161500" }