Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim më kreun e LSI-së, Ilir Meta.
Ky është takimi i parë i 2017-ës mes dy aleatëve në qeverisje dhe po mbahet në zyrën e Metës në Kryesinë e Kuvendit.
Ky takim vjen vetëm pak kohë përpara se LSI të japë përgjigje për koalicionin, nëse do të vazhdojë ose jo me PS-në. Mësohet se takimi ka nisur rreth orës 11:40 dhe në të njëjtën kohë po mbahet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Vetëm një ditë më parë, Manjani dhe Caka të dy përfaqësues të LSI thanë se LSI duhet të dalë vetëm në zgjedhjet e 18 qershorit.