Koalicioni qeverisës, Kurti: Asnjë nga tre zyrtarët e lartë të LDK-së nuk pranon postin e presidentit

Publikuar tek: rajon, më 00:01 13-12-2019 Koalicioni qeverisës, Kurti: Asnjë nga tre zyrtarët e lartë të LDK-së nuk pranon postin e presidentit Kreu i Vetevendosjes, Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se po i kërkohet nga LDK që të mbështesë kërkesën e tyre për zgjedhjen e një kandidati të tyre për postin e presidentit pas mbarimit të mandatit të presidentit Thaçi.

Kurti tha se po i kërkohet që të mbështesë kërkesën e LDK-së por pa e  ditur se kush do të jetë kandidati për presidentin e ardhshëm.

‘Po më kërkohet një pëlqim blanko. Më kanë kërkuar postin por nuk më kanë treguar kush është ai. Asnjë nga tre anëtarë e kryesisë së LDK-së nuk e kanë pranuar se duan të bëhen president. Është një President fantom në tentativë që nuk po e dimë kush është. Presidenti është personalitet. Unë nuk mund të them që kam emra edhe për karrige të zbrazëta që po na presin e lëre më për një karrige që është e nxënë’, ka deklaruar Kurti.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në fazën e fundit të lidhjes së marrëveshjes për formimin e një koalicioni qeverisës. Pasi grupet koordinuese të dy subjekteve kanë krijuar një program të përbashkët qeverisës dhe tani ka mbetur vetëm ndarja e posteve në qeveri.

Kryetarët e dy subjekteve janë marrë vesh që të takohen gjatë ditëve në vijim për të lidhur një marrëveshje para konstituimit të Kuvendit. Presidenti Hashim Thaçi e ka caktuar datën 24 dhjetor si datën për mbledhjen e parë të legjislaturës së re.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022806882858276
array(1) { ["section"]=> string(106) "koalicioni-qeverises-kurti-asnje-nga-tre-zyrtaret-e-larte-te-ldk-se-nuk-pranon-postin-e-presidentit-189250" }