Kobe Bryant, kush ishte 'BLACK MAMBA', legjenda brenda dhe jashtë fushës së basketbollit (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 11:34 27-01-2020 Kobe Bryant, kush ishte 'BLACK MAMBA', legjenda brenda dhe jashtë fushës së basketbollit (FOTO-VIDEO) Kobe Bryant

Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Kobe Bryant ka tronditur gjithë botën, ndjekës ose jo të basketbollit.

Kobe Bryant u nda nga jeta ditën e djeshme në një aksident ajror me helikopter, ku ishte nisur për të shoqëruar vajzën e tij në stërvitje, Giannës 13 vjeçare, e cila gjithashtu humbi jetën.

Por kush ishte Kobe Bryant, si nisi karriera e tij dhe triumfet e djaloshit që e bënë një nga të mëdhenjtë e basketbollit, deri te ndarja e parakohshme nga jeta.

Kobe u lind në Filadelfia, në një familje që kishte pasion basketbollin. Ai ishte djali më i vogël pas dy motrave, me të atin basketbollist Joe Bryant dhe nënën Pamela Cox Bryant.

Emri i tij vjen nga ushqimi që shërbente një restorant japonez, pasi prindërit e tij e pëlqenin shumë. "Beef of Kobe", quhej pjata e preferuar e prindërve, ndërsa Kobe do të quhej djaloshi i artë që do të shkruante historinë e basketbollit.

Kobe filloi të luante basketboll që në moshën 3 vjeçare, me Lakersat si ekip të preferuar.

Gjyshi i tij i tregonte gjithmonë video të ndeshjeve të NBA që ai ti studionte, shkruan newsbomb.al.

Karrierën e tij e nisi me ekipet amatore të shkollave, duke u vënë re mbi të gjithë, ndërsa në vitin 1995 do të fitonte edhe çmimin MVP, si lojtari më i mirë i kampionatit.

Në vitin 1996 do të vinte edhe edhe përfshirja e tij në skenën gjigande të NBA, ku u zgjodh nga skuadra e Los Angeles Lakers si pjesë e saj, në të njëjtin vit ku Lakersat morën edhe Shaquille O'Neal.

Ai u bë lojtari më i ri që debutonte në NBA, vetëm 18 vjeç e 72 ditë.

Pas paraqitjeve të mira që në fillimet e tij, ai krahasohej me Michael Jordan dhe Magic Johnson.

Pas ardhjes në krye të ekipit të trajnerit Phil Jackson,  Kobe filloi të shkëlqente.

Lakersat fituan kampionatin për 3 vite rresht , 2000-2002,  të udhëhequr nga Kobe dhe O'Neal.

Gjatë sezonit 2003-2004 Kobe humbi disa ndeshje të kampionatit, pasi u akuzua për ngacmim seksual, akuza të cilat nuk u provuan kurrë.

Në 22 janar 2006, në ndeshjen kundër Toronti Raptors, Kobe Bryant shënoi 81 pikë, shifra e dytë në histori të basketbollit gjatë një ndeshje.

Në vitin 2007 u bë lojtari më i ri që arrinte të shënonte 20.000 pikë, ndërsa në vitin 2011 arriti shifrën e 26.000 pikëve si lojtari më i ri, raporton newsbomb.al.

Në 29 nëntor 2015 Kobe Bryant deklaroi se në fund të sezonit do të tërhiqej nga basketbolli, pas dëmtimeve që nuk e lejonin të shprehtë maksimumin e tij.

Në poemën e tij "Dear Basketball", që më pas u bë film dhe fitoi çmimin OSCAR si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër, Kobe shprehte dashurinë e madhe për basketbollin.

Karriera me kombëtaren ka filluar në 2007, me të cilën fitoi 3 medalje të arta, nga të cilat 2 në Lojërat Olimpike.

I gjatë 1.93 metër dhe me peshë 96 kilogram, Bryant ishte një nga shënuesit më të mirë të NBA. Numri i tij i preferuar ishte 24, që e mbajti veshur pothuajse gjithë karrierën.

I njohur me nofkën "BLACK MAMBA", një lloj gjarpëri shumë i shpejtë dhe vdekjeprurës, Kobe u bë idhulli i milionave fëmijëve në gjithë botën,

"Mamba" njihet për miqësinë e tij me figura të njohura të sporteve të ndryshme, por edhe për fjalimet e tij motivuese, raporton newsbomb.al.

Gjithmonë i qeshur, motivues dhe karizmatik Kobe do të mbahet mend si një nga më të mëdhenjtë e basketbollit, me 33.643 pikë të shënuara dhe 6306 asiste, i zgjedur 2 herë si MVP i finaleve të NBA.

Çmimet dhe rekordet

5 herë kampion i NBA
2 herë MVP i finaleve të NBA
1 herë Lojtari më i mirë i NBA
18 herë i zgjedhur në ndeshjen All Star Game
4 herë MVP i All Star Game
2 herë shënuesi më i mirë i NBA
2 herë fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike
Kobe fitoi shumë trofe dhe çmime, por më e rëndësishmja fitoi zemrat e miliona njerëzve.

Prehu në Paqe KOBE, pasi siç thoje vetë: "Heronjtë vijnë dhe ikin, legjendat mbeten".

Foto të Kobe Bryant me familjen 
960x0.jpgkobe-bryant-family.jpgkobe-bryant-gianna.jpg53C97F99-BAC8-41E7-A817-ADD9D8EFC471.jpegkoby1.jpgHXAJMKDQLVBZNIQXRLGB32EOXM.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070650577545166
array(1) { ["section"]=> string(102) "kobe-bryant-kush-ishte-black-mamba-legjenda-brenda-dhe-jashte-fushes-se-basketbollit-foto-video-193270" }