Koço Kokëdhima: Po punojmë për rrëzimin e Ramës dhe zgjedhje të parakohëshme

Publikuar tek: politike, më 23:05 27-10-2017 Koço Kokëdhima: Po punojmë për rrëzimin e Ramës dhe zgjedhje të parakohëshme

Për kryetarin e partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, Rama dhe qeveria e tij kanë marrë fund politikisht, kanë falimentuar.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Kokëdhima tha se Tahiri është vetëm një pjesëz e këtij aktiviteti kriminal, pasi President i kartelit është vetë Rama.

Kokëdhima: Sa i takon çështjes Tahiri dua të them vetëm dy fjalë sepse nuk e konsideroj një gjë aq të përshtatshme sa gjithë debati politik në Shqipëri nga mëngjesi deri në mbrëmje kudo është vetëm historia e Tahirit. Arrestohet, nuk arrestohet Tahiri. E kam deklaruar dhe më parë, Tahiri është vetëm një pjesëz e këtij aktiviteti kriminal. Qeveria ishte ajo që organizoi kartelin e drogës në Shqipëri dhe kanabizimin e saj.Rama është presidenti i këtij karteli, Tahiri është CEO i këtij karteli dhe zyrtarët e tjerë të lartë dhe Drejtorët e policisë janë bordi drejtues i këtij karteli. Shefat e policisë dhe ata funksionarët e ulët dhe ata zyrtarët e tjerë të policisë të ulët janë hamejtë, rojet e këtyre drogmenëve që merren me këtë punë. Shqipëria ka shumë çështje për të diskutuar.

Këto tani janë futur në rrugën e gjykimit të drejtësisë dhe besoj se është një çështje që drejtësia do ta çojë përpara. Politikisht për mua Rama dhe qeveria e tij kanë marrë fund, kanë falimentuar, janë totalisht përgjegjëse për gjithë këtë aferë të ndyrë që shkatërroi deri në fund imazhin e shtetit shqiptar dhe emrin e shtetit shqiptar. ZGJIDHJA nuk ka asnjë surprizë, i kemi denoncuar të gjitha me kohë ashtu siç denoncuam se paratë e drogës do të përfundonin në blerjen e zgjedhjeve bashkë me mafiozët e drogës që do të ishin sipërmarrës edhe në fushatën elektorale të 25 qershorit. Prandaj ftuam partitë të mos shkonin pas planit të Ramës, ftuam popullin të bojkotonte zgjedhjet e 25 qershorit.

Pjesmarrja e tij në tryezën e frontit opozitar shkaktoi jo pak polemika. Koço Kokëdhima sqaroi edhe se ku bashkohet partia e tij me këtë aksion.

Kokëdhima: ZGJIDHJA nuk ka asnjë ngjashmëri me partitë e tjera politike në Shqipëri. Të gjithë partitë politike në Shqipëri që kanë qeverisur në këtë tranzicion janë secila kil nga kulaçi, secila simotra. Kanë manifestuar në politikë të njëjtat sjellje, standarte dhe vese. Projekti jonë politik është për ti përmbysur këto parti, këtë sistem, për ta përmbysur pushtetin e kryetarëve që kanë marrë peng si partitë ashtu dhe qeverinë dhe institucionet e vendit. Nga kjo pikëpamje ZGJIDHJA nuk do të bëjë kurrë koalicion elektoral me asnjë nga këto parti, as PD, as PS, as LSI, as me partitë e tjera. Por ne do bisedojmë me të gjithë aktorët politikë dhe do të jemi në çdo tryezë që na ftojnë dhe do të shpalosim pikëpamjet tona, siç ishim prezent në këtë tryezë të frontit të opozitës të inicuar me rastin e daljes mbi ujë të skandalit të drogës, të vërtetimit, se mbi ujë ka qenë.

Ne na konvergon axhenda politike me qëndrimet opozitare të këtyre partive momentalisht që të largohet Edi Rama nga drejtimi i qeverisë dhe ti hapë rrugë drejtësisë që ta bëjë lirisht punën e saj. Të vendosim një qeveri antimafia me një kryeministër të besueshëm, të pa inkriminuar.Të vendosim një qeveri që të bëjë reformën zgjedhore dhe të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme në vitin 2019. Kjo është axhenda që ne na konvergon.Përpiqet Rama së bashku me atë ushtrinë e manipulatorëve që paguan me paratë e shtetit, thotë: U bë Koço me Saliun, u bë ZGJIDHJA me PD. Ky është me Saliun, ai bashkëpunon fshehurazi me Saliun, takohet fshehurazi me ta, ka përdorur ndërmjetës me ta, bashkëpunoi edhe kundër mandatit tim./oranews

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021569967269897
array(1) { ["section"]=> string(81) "koco-kokedhima-po-punojme-per-rrezimin-e-rames-dhe-zgjedhje-te-parakoheshme-97487" }