Kodheli i shtrin dorën opozitës për dialog: Kemi kaluar momente më të vështira dhe kemi ecur përpara

Publikuar tek: aktualitet, më 17:06 17-10-2019 Kodheli i shtrin dorën opozitës për dialog: Kemi kaluar momente më të vështira dhe kemi ecur përpara

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është shprehur se ulja në tryezën e dialogut të opozitës me qeverinë është një mundësi e mirë për të treguar pjekuri politike.

E ftuar në RTV Ora, Kodheli tha se ka gjithmonë një dorë të shtrirë nga qeveria për të ulur në tryezën e diskutimeve opozitën.

Sipas ish-ministres, kanë kaluar momente edhe më të vështira gjatë periudhës së tranzicionit dhe kanë mbërritur në konsensuse që kanë mundësuar ecjen përpara.

'Ka gjithmonë një moment, ka qenë edhe më parë ky moment. Nuk është kapur si momenti i duhur për të bërë gjënë e duhur për të ardhmen e vendit, por ka gjithmonë një mundësi, një dritare të hapur, një dorë të shtrirë, sidomos në rastin e forcës politike që qeveris sot vendin për të ulur opozitën qoftë atë që është në rrugë dhe atë që është në parlament, për të mbledhur të gjitha forcat dhe për ta tejkaluar këtë ngërç politik. Nuk shikoj asgjë të pamundur. Ne kemi kaluar momente edhe më të vështira gjatë periudhës së tranzicionit dhe kemi mbërritur në konsensuse që kanë mundësuar ecjen përpara, tha Kodheli. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024256944656372
array(1) { ["section"]=> string(106) "kodheli-i-shtrin-doren-opozites-per-dialog-kemi-kaluar-momente-me-te-veshtira-dhe-kemi-ecur-perpara-182471" }