Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është ndër të parët politikanë që ka reaguar për humbjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.
Përmes një statusi në Facebook, Ministrja Kodheli shprehet se ndarja nga jeta e Agollit, është një lajm i hidhur për të gjithë shqiptarët.
“Hidhërim për shuarjen e një prej mendjeve më të ndritura të kombit.
Ndryshe nga personazhi i tij kryesor shoku #Zylo, #DritëroAgolli dhe vepra që la pas do të shkëlqejnë përjetë.U prehsh në paqe profesor!”, shkruan Kodheli