Kodi Doganor diskutohet në Kuvend, ndryshime për Duty Free Shop

Publikuar tek: ekonomi, më 10:30 30-03-2015 Kodi Doganor diskutohet në Kuvend, ndryshime për Duty Free Shop

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është duke diskutuar Kodin Doganor dhe ndryshimet e reja të propozuara për dyqanet në pika doganore, të emërtuara ‘’Duty Free Shop’’.

Sipas ministrit të Financave, Shkëlqim Cani janë të nevojshme ndryshime në këtë kod, si dhe krijimi i hapsirave më të mëdha për këto biznese. “Zgjerimi i biznesit duhet bërë  në pika detare dhe tokësore. T’i japim hapsirë biznesit Duty Free Shop, në këtë mënyrë rritet konkurenca në treg.’’, tha në komision ministri Cani.

Ai theksoi gjithashtu se Administrata Doganore po bën maksimumin për të realizuar detyrat e veta.E pranishme në komision ka qenë edhe drejtoresha e komanduar e Doganave Irena Beqiraj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029393911361694
array(1) { ["section"]=> string(67) "kodi-doganor-diskutohet-ne-kuvend-ndryshime-per-duty-free-shop-7319" }