KODI I KUQ që zbuloi trafikantin ndërkombëtar të TIGRAVE, kërkohej nga INTERPOL

Publikuar tek: aktualitet, më 14:29 12-03-2018 KODI I KUQ që zbuloi trafikantin ndërkombëtar të TIGRAVE, kërkohej nga INTERPOL Foto te trafikantit

Një trafikant ndërkombëtar i Tigrave i kërkuar kërkuar nga INTERPOL me kod të kuq, u arrestua në aeroportin e Kathmandu pas bashkëpunimit ndërkufitar të policisë së Indisë dhe Nepalit nëpërmjet kanaleve të Interpol, thuhet në njoftimin për shtyp të agjencisë.

Lodu Dime, 40 vjeç është dënuar në mungesë nga autoritetet Nepalese pas konfiskimit të produkteve të kafshëve të egra në Nepal. U konfiskuan pesë lëkurë tigri dhe 114 kg eshtra tigri që thuhet se ishin të destinuara për në Kinë.

I dyshuari ishte larguar nga Nepali në 2013 dhe autoritetet vendase i kërkuan ndihmë Interpolit. Pas hetimit kompleks, Nepali kërkoi Kodin e Kuq kundër zotit Dime në janar 2018.

Dhe ky Kod i Kuq, coi në zbulimin e të dyshuarit, pak javë më vonë në aeroportin e Nju Delhit nga policia e emgracionit.

Në datën 5 mars, u bë i mundur arrestimi i zotit Dime nga policia Nepalese në aeroportin ndërkombëtar të Tribhuan.

Agjencia e Interpol është duke ndihmuar vendet për të penguar trafikun e kafshëve të egra, sidomos linjat që veprojnë në Azi.

inte.jpg

inter1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077919960021973
array(1) { ["section"]=> string(85) "kodi-i-kuq-qe-zbuloi-trafikantin-nderkombetar-te-tigrave-kerkohej-nga-interpol-113007" }