Kodi Penal, Komisioni i Sigurisë miraton ndryshimet

Publikuar tek: aktualitet, më 11:28 21-05-2019 Kodi Penal, Komisioni i Sigurisë miraton ndryshimet Foto arkiv

Komisioni i Sigurisë ka miratuar sot ndryshimet në Kodin Penal.

Mësohet se anëtarët e komisionit kanë miratuar ndryshimet me  8 vota pr dhe 2 kundër. Ndryshimet e Kodit Penal u miratuan pak javë më parë fillimisht nga Këshilli i Ministrave.

Mes të tjerash në ndryshime përfshihen dënimi nga 1 deri në 5 vjet burg për personat që dhunojnë mjekët ose punonjësit në detyrë shtetërore.

Kështu qeveria ka hequr alterativën e gjobës për shumë akte duke vendsour kështu dënimin me burg. Paralelisht kodi i ri ka hequr konceptin e mjekimit të pakujdesshëm duke e zëvendësuar atë me neglizhencën në trajtimin mjekësor.

Mirëpo, veç mbrojtjes së punonjësve publikë, drafti i ri ashpërson ndëshkimet edhe për organizatorët e lojrave të fatit, në kundërshtim me ligjin. Kjo masë ishte paralajmëruar publikisht nga kryeministri Rama dhe tani organizimi i lojrave të fatit nuk do të ndëshkohet më me gjobë, por përbën një vepër penale që dënohet autoamtikisht me burg nga 1 deri në 3 vjet. Ndërsa për pjesmarrësit në lojrat e fatiti dënimi varion nga gjoba deri në 1 vit burg.

Paketa etjetër e ndryshimeve është ajo që ashpërson ndëshkimet për shkeljen e rregullave në mbajtjen dhe shoqërimin e kafshëve. Qytetarët që kapen në shkelje të këtyre rregullave do të dënohen me gjobë nga 30 deri në 100 mijë lekë. Kur kafsha plagos njeri dënimi bëhet nga 6 muaj deri në 5 vjet burg, ndërsa kur shkakton vdekjen e personit atëherë dënohet nga 3 deri në 10 vjet burg.

Po ashtu në kodin e ri janë futur edhë dënimet kush cënon zgjedhjet, të cilat priten të mbahen më 30 qershor. Sipas asaj që ka artikuluar vazhdimisht kryeministri Rama se do të dënohen deri në 58 vite burg personat që cënojnë zgjedhjet dhe nëse bëhet në bashkëpunim rrezikon 7 vjet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05504298210144
array(1) { ["section"]=> string(57) "kodi-penal-komisioni-i-sigurise-miraton-ndryshimet-165107" }