Kodi Rrugor dhe Magjistratët, Vasilika Hysi thirrje opozitës të votojnë ligjet: Tregoni përgjegjshmëri

Publikuar tek: barometri, më 09:58 22-07-2018 Kodi Rrugor dhe Magjistratët, Vasilika Hysi thirrje opozitës të votojnë ligjet: Tregoni përgjegjshmëri

Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi i bëri thirrje opozitës që të  në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar të vijë e të votojë dy vendimet per Magjistratët dhe Kodin Rrugor ku duhen 84 vota.

“Vettingu po ecën dhe po ecën shpejt. Brenda korrikut do të kemi rezultate shumë më të mëdha. Nga ana tjetër kemi një grup të ri studentësh të shkëlqyer që dëshirojnë të fillojnë magjistraturën. E dyta, kemi një grup tjetër magjistratësh që presin të fillojnë të punësohen. Nëse ne themi që ne nuk duhet të bllokojmë, ta çojmë sistemin në kolaps, ne duhet të kontribuojmë. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm. Ne duhet tu japim mundësinë të punësohen këtyre magjistratëve ekselentë. Dua t’u bëj një thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave që studiojnë jashtë.

Mesatarja për të konkurruar në Shkollën e Magjistraturës nuk është 8, por 6.2. Në radhë të parë, duke ju bërë apel kolegëve të mi të opozitës për të ardhur dhe për të votuar ndryshimet në ligj për tu dhënë mundësi në shtator kandidatëve fitues të fillojnë shkollën, dhe nga ana tjetër, ftoj të gjithë studentët që kanë studiuar jashtë, të vijnë dhe të kontribuojnë në Shqipëri”, u shpreh Vasilika Hysi në një deklaratë për mediat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23642110824585
array(1) { ["section"]=> string(107) "kodi-rrugor-dhe-magjistratet-vasilika-hysi-thirrje-opozites-te-votojne-ligjet-tregoni-pergjegjshmeri-128708" }