"Kodi Zgjedhor do të hyjë në fuqi", Tedi Blushi i përgjigjet Ballës: Nuk i kthej përgjigje atij që ka fyer gjakun e Dëshmorëve, pres falje

Publikuar tek: politike, më 14:44 28-10-2020

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta i ka kthyer përgjigje deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, i cili u shpreh se Komisioni i Venecias nuk e ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për të dhënë një opinion "urgjent".

Për këtë arsye Balla tha se votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor do të vazhdojë, pasi institucionet duhet të përgatisin zgjedhjet.

Në përgjigje të këtyre deklaratave, zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi është shprehur se nuk do t'i kthejë përgjigjje një personi që ka fyer gjakun e dëshmorëve të atdheut, deri në ditën që do të kërkojnë falje.

Postimi i plotë:

Në përgjigje të interesimit tuaj për një reagim ndaj deklaratave të z.Balla, më duhet t’ju kujtoj se për shkak të fyerjeve të papranueshme që ai personalisht u ka bërë gjakut të Dëshmorëve të Atdheut, kam vendosur të mos i kthej më përgjigje, atij, dhe të gjithë anëtarëve të Sektorit të Strukturuar Spiropalist të Rilindjes (SSSR), deri ditën kur të kërkojnë falje dhe të shfaqin pendesë të thellë.

Por sigurisht, pa përgjigje nuk do të mbeten!

Nga sot e në vijim, të gjithë anëtarët e SSSR-së, do të marrin përgjigjet e duhura nga disa prej Ndihmësve të mi.

Ju bëj me dije se pas pak, përgjigjen për z.Balla do ta japë Ndihmësja, znj. Sara Lleshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazeta e PD e nxori në ballinë, Myslim Murrizi SHPËRTHEN keq ndaj BASHËS: Ti kurv*ckë e vogël u fshehe në garazhdet e ETC-së, ku*vat e pushtetit i kë në shtëpi e fare fis (E PLOTË)
»
Article Logic
Execution time: 0.011176109313965
array(1) { ["section"]=> string(140) "kodi-zgjedhor-do-te-hyje-ne-fuqi-tedi-blushi-i-pergjigjet-balles-nuk-i-kthej-pergjigje-atij-qe-ka-fyer-gjakun-e-deshmoreve-pres-falje-225501" }