Kodi Zgjedhor, Kryemadhi: Meta do t’i japë DHE NJË SHANS maxhorancës, fitorja tonë do jetë PLEBISHITARE

Publikuar tek: politike, më 10:00 20-10-2020 Kodi Zgjedhor, Kryemadhi: Meta do t’i japë DHE NJË SHANS maxhorancës, fitorja tonë do jetë PLEBISHITARE Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së thotë se presidenti Ilir Meta ka lënë të nënkuptohet që do të kthejë për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si një “shans” që maxhoranca të dalë mbi palët.

Kryemadhi, megjithatë, tha se këto ndryshime janë “taktika elektorale” që nuk kanë për të rritur votat e Partisë Socialiste. Sipas saj, opozita do të ketë një fitore plebishitare në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor janë vetëm taktikë elektorale e Edi Ramës. Vetëm krijojnë lehtësim shpirtëror te hallexhiu por nuk shtojnë votat te kutia. Nga ana tjetër për sa i përket strategjisë së opozitës, jemi në pritje çfarë do të ndodhë me Kodin Zgjedhor. Nga konferencat të Presidentit, do t’i jepet edhe një shans maxhorancës të mos dalë mbi palët. Fuqia e opozitës do të kalojë përmasat dhe to të jetë plebishitare. PD është në përfundim të kandidimit për deputetët në qarqe, kështu që jemi drejt hapjes së partisë. Çdo ditë i shtohen LSI-së intelektualë, burra dhe gra, por edhe të rinj dhe të reja”, deklaroi Kryemadhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Është vërtet FATKEQËSI”, Rama i përgjigjet hidhur Metës: Ka dalë komplet nga SHINAT, e TURPSHME dhe sekëlldisëse për të gjithë ne
Kryemadhi “distancohet” nga Lefter Koka: Bëri ndërhyrje në parti për të na MBYLLUR GOJËN, asnjë kompromis me ata që pasurohen në kurriz të popullit »
Article Logic
Execution time: 0.011030912399292
array(1) { ["section"]=> string(107) "kodi-zgjedhor-kryemadhi-meta-do-t-i-jape-dhe-nje-shans-maxhorances-fitorja-tone-do-jete-plebishitare-224407" }