‘Kodi Zgjedhor’, Meta falenderon ndërkombëtarët për këshillat: Shpresoj të dëgjohen deri të enjten

Publikuar tek: politike, më 15:09 27-10-2020 ‘Kodi Zgjedhor’, Meta falenderon ndërkombëtarët për këshillat: Shpresoj të dëgjohen deri të enjten Ilir Meta

Presidenti i Republkës Ilir Meta, ka falenderuar ndërkombëtarët, të cilët i quan ‘miqtë e vërtetë’ të Shqipërisë, për reagimet e tyre pas dërgimit në Komisionin e Venecias të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Kreu i Shtetit shpreson që fjala e tyre të dëgjohet deri të enjten, ditën që maxhoranca ka vendosur të votojë ërfundimisht ndryshimet në Kod Zgjedhor.

Meta i bën thirrje të gjithë aktorëve ndërkombëtarë që kushtet dhe standartet për integrimin që po injorohen tani nga kjo qeveri, do të marrin fund në 25 prill.

Shënimi i plotë i Metës

Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.

Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.

Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe së bashku!

Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri.

1.jpg

2.jpg

3.jpg

4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Nuk presim asnjë sekondë’, Bardhi: Duke mos dëgjuar Venecian, Edi Rama po tenton të hedhë në erë zgjedhjet e radhës
Kodi Zgjedhor në Venecia, Balla: E mirëpresim opinionin e tyre, por do adresohet pas 25 prillit. Meta do të pengojë zgjedhjet »
Article Logic
Execution time: 0.010926961898804
array(1) { ["section"]=> string(101) "kodi-zgjedhor-meta-falenderon-nderkombetaret-per-keshillat-shpresoj-te-degjohen-deri-te-enjten-225363" }