Kodi Zgjedhor në Venecia, Komisioni Europian: Vendimi u takon palëve në Shqipëri, presim që t’i merrni në konsideratë udhëzimet

Publikuar tek: aktualitet, më 13:03 27-10-2020 Kodi Zgjedhor në Venecia, Komisioni Europian: Vendimi u takon palëve në Shqipëri, presim që t’i merrni në konsideratë udhëzimet Zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero

Zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero, ka folur për dërgimin e ndyshimeve në Kodin Zgjedhor në Venecia, ku ka thënë se vendimi i takon palëve në Shqipëri.

“Ju keni parë Twitter-at që komisioneri Varhelyi publikoi dje dhe sot në mëngjes. Vendimi për t’ia lënë për shqyrtim Komisionit të Venecias dispozitat e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit të aprovuara nga Parlamenti i përket autoriteve shqiptare.

Bashkimi Europian beson se Komisioni i Venecias do t’u ofrojë palëve këshilla të shpejta lidhur me zbatimin e ndryshimeve Kushtetuese të aprovuara nga Parlamenti në 30 korrik. Ne presim që palët të marrin në konsideratë udhëzimet e Komisionit të Venecias”, ka thënë Pisonero.

Kujtojmë se, dje Presidenti Ilir Meta deklaroi se i kishte dërguar Komisionit të Venecias draftin me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Menjëherë erdhi reagimi i Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili tha se të gjitha palët duhet të prisnin tashmë Venecian për të shmangur votimin e njëanshëm të ndryshimeve.

Mirëpo, kryeministri Rama në reagimin e tij i bëri të qartë Metës dhe vetë komisionerit se opinioni i Venecias është i mirëpritur, por sipas tij koha deri në zgjedhje nuk priste.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita e 13-të e grevës së urisë, naftëtaret: Zëri ynë nuk po dëgjohet, nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje
Katër mësues të infektuar me Covid-19, mbyllet shkolla 9-vjeçare në Kavajë, nis mësimi online »
Article Logic
Execution time: 0.01350212097168
array(1) { ["section"]=> string(131) "kodi-zgjedhor-ne-venecia-komisioni-europian-vendimi-u-takon-paleve-ne-shqiperi-presim-qe-t-i-merrni-ne-konsiderate-udhezimet-225345" }