Kodi Zgjedhor në Venecia, reagon PD: Rama të thotë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit. Ka vënë në rrezik integrimin në BE

Publikuar tek: politike, më 18:17 26-10-2020 Kodi Zgjedhor në Venecia, reagon PD: Rama të thotë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit. Ka vënë në rrezik integrimin në BE Rama - Bardhi - Meta

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, pasi presidenti Meta dërgoi në Venecia ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të pritur më tej një opinion dhe përgjigjen e 5 pyetjeve drejtuar nga Presidenca.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se Rama ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias, dhe se ka refuzuar hapur apelin e  Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi.

Reagimi i Bardhit

Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane.

Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë.

Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë. Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PPE i bën thirrje Ramës: Respekto OPINIONIN e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor
Hajdari prezanton zyrat e partisë dhe bën thirrje: Mos rri mënjanë, por eja bashkohu! (Ja ç’duhet të bëni që të takoni deputeten) »
Article Logic
Execution time: 0.010455131530762
array(1) { ["section"]=> string(131) "kodi-zgjedhor-ne-venecia-reagon-pd-rama-te-thote-pse-ka-frike-nga-ekspertiza-e-komisionit-ka-vene-ne-rrezik-integrimin-ne-be-225247" }