Gazeta “Koha jonë”, e njohur si media e parë e pavarur sot mbush 26 vjet në duart e lexuesëve shqiptarë.
Po ashtu, Lesi shkruan në mënyrë të përmbledhur rëndësinë e gazetës që nga dita e parë kur doli nga shtypshkronja, ndërsa nuk heziton të shprehë edhe mirënjohjen për të gjithë gazetarët që kanë shkruar përgjatë këtyre 26 viteve.
“11 maj 1991-11 maj 2017, plot 26 vjet mbush gazeta “Koha Jone”, e para media e lirë shqiptare, e cila vrau frikën ndaj pushtetit, e cila me një pasion idealist dhe kurajoz bëri që një brez i tërë gazetarësh e analistësh të themelonin të parën media vertet të pavarur e nga ku dolën drejtuesit e shumicës se medias së sotme në Shqipëri.
Gazeta lindi në Lezhë si një krijesë e vogël, por që u burrërua në Tiranë falë një stafi brilant e kurajoz gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh, të cilë dhanë gjithçka nga vetja për ta bërë median e parë të lirë shqiptare. Janë shkruar e thënë mijëra fjalë për këtë gazetë të parë, të lirë dhe kurajoze ndër vite. Ndaj edhe sot nuk kemi ç’të themi me tepër, por Gëzuar festën e “Koha Jone”, të gjithëve!”, shkruan Nikoll Lesi.