‘Koha juaj ka mbaruar’, Rudina Hajdari me tone të ashpra ndaj PS: Në këtë Kuvend ekziston vetëm pandershmëria! Mashtrimi më i madh i Ramës ai i listave

Publikuar tek: politike, më 10:01 24-09-2020 ‘Koha juaj ka mbaruar’, Rudina Hajdari me tone të ashpra ndaj PS: Në këtë Kuvend ekziston vetëm pandershmëria! Mashtrimi më i madh i Ramës ai i listave Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari, ka folur me tone të ashpra në Kuvend, ku teksa i drejtohet deputetëve të mazhorancës, thekson se në këtë parlament sipas saj ekziston vetëm pandershmëria dhe mashtrimi.

“Koha juaj ka mbaruar”, kushtu iu drejtua Hajdari deputetëve PS nga foltorja, ku tha se qytetarët janë lodhur duke parë të njëjtat figura në ekrane.

Sipas saj propozimi i PS per Kodin Zgjedhor, për lista të hapura, është mashtrimi më i madh i Edi Ramës.

Fjala e Hajdari:

Koha juaj ka mbaruar. Këto ditë kam takuar njerëz të ndershëm. I takoj çdo ditë ata njerëz që duan një të ardhme më të mirë për vendin. Ju sot keni treguar edhe njëherë që jeni ata njerëz që në kryefjalën e këtij parlamenti ekziston vetëm diçka, mashtrimi dhe pandershmëria.

Gjithë këta njerëz të mirë, të bukur, përfaqësohen nga ju në këtë Kuvend. Ka mbaruar koha kur kryetarët zgjedhin deputetët. Do të renditet në histori, si ka mundësi që ju vazhdoni dhe mashtroni popullin. Si i mashtroni shqiptarët në këtë lloj mënyre. Si mund ta bëni këtë, unë e kam një përgjigje. Ju keni frikë nga populli, nga vota e qytetarëve. Nuki dilni dot përballë qytetarëve sot. Forca më e madhe në këtë vend. Ju nuk u dinli dot atyre përballë.

Ju keni frikë nga qytetarët, keni kohë që i keni braktisur. Sepse jeta juaj është një ejtë luksoze dhe me vila të shtrenjta, ndërkohë që pjesa dërrmuesee qytetarëve ska buxhet. Ju shkoni nëpër spitale të botës, fëmijët tuaj janë në rregull, ua siguroni këtë. Ndërkohë që në Shqipëri ende po diskutohet për ngrohjen në ambiente shkollore.

Të gjithë duan ta braktisin këtë vend, a ndiheni krenar apo jo, që keni arritur kulmin. A jeni të kënaqur për këtë deputetë të nderuar. Unë kam besim se gratë shqiptare janë gra të forta dhe po të na jepet mundësia vijmë vet me forcat tona në këtë kuvend. Unë kam besim se gratë po të vihen përballë me burrat mund të vijnë në Kuvend, e ka treguar Kosova dhe ne mund ta arrijmë këtë.

Mashtrimi më i madh i Edi Ramës kur tha se popullit do ti kthehet sovraniteti. Qytetarët janë të lodhur nga lista juaj, duke u parë në eksrane që dridheni e përdridheni duke thënë të njëjtat gjëra. Gratë dhe vajzat e reja nuk duan tia dinë më për ju por duan t’u ndëshkojnë me votë. Do mbetem gjithmonë bija e shqiptarëve të ndershëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090909004211426
array(1) { ["section"]=> string(153) "koha-juaj-ka-mbaruar-rudina-hajdari-me-tone-te-ashpra-ndaj-ps-ne-kete-kuvend-ekziston-vetem-pandershmeria-mashtrimi-me-i-madh-i-rames-ai-i-listave-221468" }