‘Koha po kalon’, Thaçi: Kam mjaftueshëm fakte për  ta mandatuar Albin Kurtin si kryeministër

Publikuar tek: rajon, më 14:33 19-01-2020 ‘Koha po kalon’, Thaçi: Kam mjaftueshëm fakte për  ta mandatuar Albin Kurtin si kryeministër

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dhënë shenjat e para se do ta nominojë Albin Kurtin për kryeministër edhe nëse lideri i VetëVendosjes nuk e çon emrin te presidenti.

Thaçi ka thënë se ka fakte të mjaftueshme për ta mandatuar Albin Kurtin për Kryeministër pasi i njëjti është i nominuar nga Partia dhe ka caktuar edhe gjysmën e Qeverisë.

Sipas Thaçit, Kurti duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit, pasi koha po kalon. 

‘Koha po kalon, prandaj unë si president i vendit duke e parë angazhimet e kryetarit të partisë së parë që ka dalur në zgjedhjet e 6 tetorit, unë duke menduar që do ta pranon sepse është një rregull i pashkruar… unë e kam nënshkruar atë ditë nominimin e Z.Kurtit si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, ai nominim i nënshkrimi tim është ende në tavolinën time të punës këtu. Shpresoj që nuk kalon kohë të gjatë dhe Z.Kurti që të reflekton në kuptimin e pranimit të nominimit, në rrethana të tjera duhet ta deklarojë refuzimin’, ka thënë Thaçi.

Kujtojmë që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë zhvilluar disa takime, ku kanë diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës. Por, marrëveshja nuk është arritur ende.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008983850479126
array(1) { ["section"]=> string(94) "koha-po-kalon-thaci-kam-mjaftueshem-fakte-per-ta-mandatuar-albin-kurtin-si-kryeminister-192503" }