Kohë koronavirusi, si po takohen të dashuruarit tani përmes aplikacioneve online

Publikuar tek: bota, më 16:24 06-04-2020 Kohë koronavirusi, si po takohen të dashuruarit tani përmes aplikacioneve online Foto ilustruese, marrë nga 'The economist'

“Nëse ai/ajo flirton me ju, mos e merrni seriozisht, të gjithë po e bëjmë këtë se jemi të mërzitur”, thuhej dje në një shkrim në mediat amerikane.

Aplikacionet dhe rrjetet sociale tani kanë marrë vëmendje më shumë se kurrë më parë, duke qenë se thuajse gjysma e botës është në karantinë. Kësisoj, edhe mënyra e flirtit apo takimeve ka ndryshuar.

Shkeljen e syrit, buzëqeshjen ballë për ballë apo puthjet romantike, i kanë zëvendësuar emojit në Facebook, Instagram apo Snapchat. ‘Ask me a question’ (më bëj një pyetje) apo ‘Pick a number’ (zgjidh një numër), nga lojëra argëtuese janë kthyer në burime flirti, pasi vërtet njerëzit janë të mërzitur dhe duan të shtyjnë kohën.

Në fakt, flirtet online nuk kanë filluar tani, ato tani thjesht janë përhapur masivisht për shkak të pandemisë dhe karantinimit. Ajo që ka ndryshuar është ‘date’, takimet mes njerëzve.

‘The economist’ ka publikuar historinë e një mësuesi 27-vjeçar Trevor Barnes, i cili tregon se si e ka kaluar karantinën apo si ka ndikuar kjo periudhë te ai dhe jeta e tij intime.

Për Trevor Barnes, një mësues 27-vjeçar nga Hershej, Pensilvani, karantina mund të kishte rezultuar e tmerrshme. Ai jeton vetëm në një apartament afër shkollës ku punon, plotësisht i mbyllur. Për dhjetë ditë ai nuk ka mundur të dalë jashtë as për të blerë produkte ushqimore. Megjithatë, Barnes ka zbuluar se të qenit i mbyllur brenda, të paktën nuk do të thotë se ai duhet të heqë dorë nga ëndrrat e tij romantike. Gjatë javës së kaluar ai ka takuar disa gra, të gjitha me telefonata dhe video.

“Unë frekuentoj shumë takime, normalisht, nga ‘Tinder’, ‘Hinge’, ‘Bumble’, të gjitha këto”, thotë ai, por kurrë nuk ka gjetur dikë, me të cilën të godasë me të vërtetë. “Kjo ka qenë një mënyrë e mirë për të kuptuar një qasje më serioze”, thotë ai.

Megjithëse të moshuarit janë më të rrezikuar nga koronavirusi, janë të rinjtë ata që do ta shohin jetën e tyre të "kthyer përmbys". Megjithatë për një gjeneratë që është e lidhur ngushtë me telefonat, është ndoshta më e lehtë të kalojnë disa nga problemet që imponon izolimi social. Dhe shumë të rinj po dëshmojnë se nëse nuk mund të takosh dikë personalisht, nuk do të thotë se nuk mund të takosh...

Një aplikacion i njohur, “Hinge”, thotë se 70% e përdoruesve të tij kanë shprehur interes për të shkuar në takime dixhitale. “Match Group”, pronarët e “Tinder”, po japin disa veçori të aplikacionit që zakonisht kushton, për të pasqyruar faktin se njerëzit kanë më shumë kohë të lirë.

Të gjitha aplikacionet e njohjeve janë duke inkurajuar përdoruesit të provojnë takimet me video.

 

The economist/ Përktheu dhe përshtati newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090858936309814
array(1) { ["section"]=> string(73) "kohe-koronavirusi-si-po-flirtohet-tani-permes-aplikacioneve-online-201598" }