U mbyll me shi dhe vranësira, shikoni si parashikohet të jetë moti javën që vjen

Publikuar tek: aktualitet, më 16:02 19-01-2020 U mbyll me shi dhe vranësira, shikoni si parashikohet të jetë moti javën që vjen

Moti ka pësuar ndryshime ditët e fundit. Dielli që ka mbizotëruar pothuajse gjatë gjithë ditës është zëvendësuar me rreshje shiu dhe vranësira.

 Ndërkaq sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, megjithëse javën që vjen do të rishfaqet sërish dielli, përsëri do të ketë vranësira kalimtare.

Parashikimi i sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:

Po kalojmë një ditë me reshje lokale shiu dhe dëbore në zonat malore. E gjitha kjo, ishte ndërprerje e shkurtër e ditëve me diell.

Java që pritet të nisë, do të sjellë përsëri ditë me diell e vranësira kalimtare. Më të përqendrura vranësirat, do të jenë përgjatë maleve e në jug të vendit.

Mjegulla e mjegullina, përgjatë luginave e pranë sipërfaqeve ujore, përsëri do të gjejë kushtet e favorshme për tu formuar. Aty ku temperaturat do të jenë negative, mjegulla do të jetë e ngrirë. Përsëri, si shkak i vlerave negative si në tabelë, ngricat do të jenë të pranishme.

Era, do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut e lehtë. Gjatë së hënës e të enjtes mesatare në brigjet detare. Deti pak i valëzuar e ditën e enjte i trazuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032070875167847
array(1) { ["section"]=> string(80) "kohe-me-shi-dhe-vranesira-shikoni-cfare-parashikon-moti-per-javen-qe-vjen-192515" }