Kohë të vështira, bizneset dhe individët po kursejnë, rriten depozitat në maj

Publikuar tek: ekonomi, më 08:33 30-06-2020 Kohë të vështira, bizneset dhe individët po kursejnë, rriten depozitat në maj Ilustruese

Në kohë të pasigurta, individët dhe bizneset tentojnë të kursejnë, pasi nuk e dinë se çfarë i pret në të ardhmen, ndërsa hezitojnë të shpenzojnë. Kjo tendencë duket se po materializohet dhe në vend pas pasigurive që janë krijuar nga efekti që Covid-19 po jep në ekonomi, por dhe në shëndetin e popullatës.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në maj depozitat shënuan rritje, ndryshe nga huadhënia që u përgjysmua.

Totali i depozitave në ekonomi ishte 1.05 trilionë lekë në fund të maji, ose gati 8.5 miliardë euro. Në krahasim me muajin e mëparshëm, rritja është rreth 1%. Ndërsa me bazë vjetore (maj 2020/maj 2019), kursimet në ekonomi janë zgjeruar me 5.6%.

Shtimi i depozitave ka ardhur si nga monedha vendase ashtu dhe nga valuta (përkatësisht me 0.7 dhe 0.9%).

Depozitat e korporatave financiare në lekë u rritën me 4.7% në maj, në raport me muajin e mëparshëm. Bizneset kanë frenuar investimet nga njëra anë, në pritje të qartësimit të situatës, dhe nga ana tjetër për disa sektorë është pezulluar dhe shpërndarja e fitimeve.

Edhe individët po tentojnë të kursejnë, por për shkak të interesave të ulëta, preferojnë t’i mbajnë paratë në depozitat me likuiditet të lartë.

Në valutë, kursimet i kanë rritur kryesisht korporatat e tjera financiare si dhe rezidentët.

Në fund të muajit maj, depozitat në valutë përbënin 53.8% të totalit, duke qenë monedha e preferuar e shqiptarëve për të ruajtur kursimet e tyre. Kjo peshë ka mbetur pothuajse e pandryshuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shqipëria ka një nivel të lartë kursimesh, që arrijnë në rreth 62% të prodhimit të Brendshëm bruto (PBB) ndër më të lartat në rajon, e lidhur dhe me fluksin e lartë të valutës që ka qarkulluar në vend gjatë viteve të tranzicionit./Monitor

Capture-26-768x330.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010197162628174
array(1) { ["section"]=> string(82) "kohe-te-veshtira-bizneset-dhe-individet-po-kursejne-rriten-depozitat-ne-maj-212245" }