“Koka” e policisë mesazh të drejtpërdrejtë nga Shkodra: Çdo punonjës do i nënshtrohet Vettingut

Publikuar tek: aktualitet, më 15:50 28-03-2017 “Koka” e policisë mesazh të drejtpërdrejtë nga Shkodra: Çdo punonjës do i nënshtrohet Vettingut

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka dhënë një mesazh të qartë e të prerë përpara të gjithë drejtuesve të policisë sot nga Shkodra. Çako ka deklaruar, në vazhdën e asaj ç’ka tha edhe ministri i ri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, se çdo punonjës policie do i nënshtrohet vetingut përpara se të ketë mundësinë të punojë në këtë institucion.

“Përcilleni këtë mesazh, sepse shteti vazhdon të përmirësohet, por dhe teknologjia do të bëjë punën e vet, jo vetëm për t'u punësuar në Policinë e Shtetit, por edhe në të gjithë administratën dhe institucionet e tjera ku do të dalë i domosdoshëm një "Vetting" i mirëfilltë, i cili përpara se të japë mundësinë ose aksesin për të punuar në një institucion, do të duhet të bëjë një retrospektivë të veprimtarisë së gjithësecilit”, tha Çako nga Shkodra.

“Nuk po diskutoj për punonjësit e Policisë të cilët e kanë marrë mesazhin në mënyrë kategorike. Çdo punonjës Policie, i cili jo vetëm që nuk përcjell informacion, jo vetëm që nuk reagon, por me inaktivitetitin e tij mund të sjellë pasoja të tilla që lejon ose toleron kultivimin, pa vënë në dyshim pastaj individë ose punonjës policie të cilët me ndërgjegje bëhen pjesë e implikimit dhe pjesë e organizatave të strukturuara kriminale, nuk kanë vend në polici dhe ashtu sikurse e përmendi edhe sot Ministri i Punëve të Brendshme, do t'i nënështrohen të gjithë "Vettingut", si një nga detyrat kryesore që është çështja e integritetit. Nuk mund të ketë punonjës policie pa integritet, dhe pa integritet nuk ke se si t'i shërbesh komunitetit, nuk mund të japësh shembullin më të mirë, duke qenë vetë shembulli i keq”, deklaroi drejtori i policisë.

FJALA E PLOTË E HAKI ÇAKOS në Konferencën Rjonale Shkodër, "Për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike"

"Për ta parandaluar këtë fenomen që në embrion,  sivjet ne kemi filluar që në fillim të vitit me masa radikale dhe maksimale.  Çdo punonjës policie ka marrë përgjegjësitë e veta, por edhe çdo stukturë dhe ­çdo drejtues policie ka marrë përgjegjësitë e veta të përcjella qartazi, me një mesazh të qartë nga Kryeministri i Shqipërisë, nga Ministri i Punëve të Brendshme, nga Drejtori i Policisë se kjo punë ka marrë fund një herë e përgjithmonë.

Kjo përgjegjësi sa do të jetë përgjegjësi institucionale për këdo, do të jetë edhe përgjegjësi personale, pse jo edhe familjare.

Ka një precedent të krijuar pozitiv, i cili bën të përgjegjshëm çdo punonjës policie, i cili me vetëdeklarimin e tij, do të marrë përsipër të pasqyrojë integritetin e vet në raport me një nga misionet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit që është lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike, por jo vetëm përgjegjësinë për vetveten, por edhe përgjegjësinë për të gjithë familjarët, dhe duhet të përcjellim përgjegjësinë, se çdo shkelje e ligjit e një familjari, është dhe përgjegjësi e një punonjësi policie në mënyrë të veçantë, i cili përpara se të jetë punonjës policie, është një qytetar, i cili duhet ta ndiejë përgjegjësinë e një bare dhe një shkelje të tillë të ligjit.

Çdo pëllëmbë toke, çdo sipërfaqe e kultivuar ose e identifikuar në mënyrë të proceduar gjatë viteve të kaluara, do të bëhet objekt i një kontrolli intensiv të pashkëputur nga të gjitha strukturat e Policisë.

Ftoj të gjitha Bashkitë, Administratorët, Kryepleqtë, të gjithë përfaqësuesit e tjerë të zgjedhur , të jenë pjesë e grupeve monitoruese dhe kontrolleve në të gjithë territorin pa përjashtim, pa diskutuar dhe sidomos të hapësirave ku janë identifikuar dhe proceduar më parë.

Ftoj të gjitha institucionet që nëpërmjet titullarëve dhe drejtuesve të ndërgjegjësojnë të gjithë punonjësit e tyre, të cilët paguhen nga shteti, janë pjesë e administratës së shtetit por jo vetëm, janë të lidhur ngushtësisht me interesin e vlerësimit të shtetit, qofshin ato edhe biznese private të cilat funksionojnë dhe operojnë në një hapësirë të caktuar juridiksionale, të bëhen pjesë, me punonjësit e vetë, të kësaj iniciative dhe kësaj fushate të jashtëzakonshme, nga e cila nuk ka kthim mbrapa.

Shumica jonë e ka mëse të qartë se prej vitesh të tëra, shumë individë, shpeshherë mbarten me rekorde kriminale për shkak të ndodhjes ose implikimit në veprimtari të paligjshme, sikurse është kultivimi apo trafikimi i lëndëve narkotike.

Ndaj përcilleni këtë mesazh, sepse shteti vazhdon të përmirësohet, por dhe teknologjia do të bëjë punën e vet, jo vetëm për t'u punësuar në Policinë e Shtetit, por edhe në të gjithë administratën dhe institucionet e tjera ku do të dalë i domosdoshëm një "Vetting" i mirëfilltë, i cili përpara se të japë mundësinë ose aksesin për të punuar në një institucion, do të duhet të bëjë një retrospektivë të veprimtarisë së gjithësecilit.

Nuk po diskutoj për punonjësit e Policisë të cilët e kanë marrë mesazhin në mënyrë kategorike. Çdo punonjës Policie, i cili jo vetëm që nuk përcjell informacion, jo vetëm që nuk reagon, por me inaktivitetitin e tij mund të sjellë pasoja të tilla që lejon ose toleron kultivimin, pa vënë në dyshim pastaj individë ose punonjës policie të cilët me ndërgjegje bëhen pjesë e implikimit dhe pjesë e organizatave të strukturuara kriminale, nuk kanë vend në polici dhe ashtu sikurse e përmendi edhe sot Ministri i Punëve të Brendshme, do t'i nënështrohen të gjithë "Vettingut", si një nga detyrat kryesore që është çështja e integritetit. Nuk mund të ketë punonjës policie pa integritet, dhe pa integritet nuk ke se si t'i shërbesh komunitetit, nuk mund të japësh shembullin më të mirë, duke qenë vetë shembulli i keq.

Çdo pëllëmbë toke, çdo centimetër, do të ketë përgjegjësit e vet, jo vetëm për të kontrolluar, por edhe për t'u përballur me ligjin, me zbatimin ose moszbatimin e ligjit.

Jam shumë i bindur që mesazhi që na përcjell, Kryeministri, Ministri, unë personalisht, ju, do ta përcjellim në stafetë deri në skajin më të fundit, dhe ju siguroj edhe një herë se Policia e Shtetit krahas detyrave të tjera, prioritet absolut ka luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Ju faleminderit ."

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kujdes kur lani makinën në Tiranë, ky lavazhier i “fshin” çfarë gjen brenda
Përplasi kalimtarin, të riut me “Range Rover” i gjendet drogë dhe alkool (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.014356851577759
array(1) { ["section"]=> string(98) "koka-e-policise-mesazh-te-drejtperdrejte-nga-shkodra-cdo-punonjes-do-i-nenshtrohet-vettingut-73391" }