KOKA shqiptar i BANDËS urdhërohet të kthejë vetëm 140 mijë paund nga 1.7 milion që bëri me KANABIS (EMRAT-DETAJE)

Publikuar tek: bota, më 18:15 17-12-2019 KOKA shqiptar i BANDËS urdhërohet të kthejë vetëm 140 mijë paund nga 1.7 milion që bëri me KANABIS (EMRAT-DETAJE) Fatos Metua

Opinioni publik në Devon të Britanisë së Madhe është revoltuar me vendimin e gjykatës për kokën e një grupi kriminal të shpërndarjes së drogës që është urdhëruar të kthejë pas vetëm 140 mijë paund, nga 1.7 milion fitime.

Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Fatos Metua, pronar i një kompanie ndërtimi të cilën e përdorte për të rekrutuar punëtorë që më pas përdoreshin për të shpërndarë sasi të mëdha kanabisi në Devon, Cornëall dhe Somerset, raporton Newsbomb.al.

Por megjithëse shqiptari arriti të fitojë 1.7 milion paund në një periudhë kohore prej dy vitesh, autoritetet britanike arritën në gjurmojnë vetëm asete me vlerë 148,237.64 paund.

Ai arrestua në vitin 2018 dhe u dënua me 5 vite burg. Metua do të detyrohet të shesë shtëpinë e tij në Wolverhampton për të paguar shumën e caktuar nga gjykata, ose në të kundërt do të duhet ta shlyejë me 15 muaj burg shtesë.

Gruaja e tij, e cila jeton me fëmijën në Shqipëri, tha se kishte gjysmën e aksioneve në kompaninë e ndërtimit por pretendimet e saj u rrëzuan nga gjykata.

Banda u shkatërrua në vitin 2018, teksa një prej punëtorëve të Metuas po transportonte 13 kilogram kanabis për te një restorant indian. Pjesë e grupit ishte edhe shqiptari 37-vjeçar Roland Toska. /Newsbomb.al

Përbërja e grupit kriminal:

dgehe45hydfhj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013077020645142
array(1) { ["section"]=> string(118) "koka-shqiptar-i-bandes-urdherohet-te-ktheje-vetem-140-mije-paund-nga-1-7-milion-qe-beri-me-kanabis-emrat-detaje-189679" }