Koka, vend i shenjtë për tatuazhet, ja kuptimet e tyre

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:08 22-04-2015 Koka, vend i shenjtë për tatuazhet, ja kuptimet e tyre

Angkor në Cambodia, në kohën kur sundonte  Azinë Juglinore, ushtarët e saj duhet të mbuloheshin me tatuazhe nga koka tek këmbët, pasi sipas tyre ishin të shenjta dhe I quanin “Yantra”. Ata pikturonin në trupin e tyre lutje të shkurtra fetare dhe imazhe kafshësh të fuqishme si tigri, gjarpri, elefanti, të cilat sipas tyre i furnizonin me fuqitë mistike dhe u sillte atyre fat. Sot, tatuazhet Yantra janë ende të popullarizuara në mesin e ushtrisë kambodiane. Tajlanda është vendi fqinj që është shfaqur si qendra botërore e artit dhe ka shkollën e tatuazheve “Bangkok Ink”. Aty mund të mësohet arti i tatuazheve “Sak Yant” i cili është përdorur për mbrojtje gjatë përleshjeve me armikun, për të vizatuar kodet morale të budizmit dhe për t’u mbrojtur nga vajzat e reja që të mos binin në dashuri. Sipas fuqive magjike për tatuazhet, ato janë më efektive nëse aplikohen në pjesën e sipërme të kokës që është edhe organi më i shenjtë për budizmin.

Në shkollën e artit të tatuazheve “Bangkok Ink” mësojnë çdo vit duzina të huajsh dhe vendasish artin e vjetër “Sak Yant” dhe artin modern. Studentëve që kanë vazhduar kurse në këtë shkollë shprehen se është e vështirë të mësohet ky art sepse mjeshtrit e tatuazheve nuk lejojnë që studentët të mbajnë shënime, për të mos patur konkurrentë. Tatuazhet në Australi kushtojnë mijëra dollarë, por shtimi i artistëve në këtë shkollë ka ulur edhe çmimet për një tatuazh.

Një tekst prej 5 rreshtash është tatuzazhi më i aplikuar në “Bangkok Ink” i cili nëse lexohet 108 lejon që të përfshiheni në një nivel të lartë të meditimit. Kuptimi i këtyre 5 rreshtave është që të shfuqizojë fatin e keq dhe magjitë, të parandalojë ngjarjet e padëshiruara dhe e fundit shërben për tërheqjen e seksit të kundërt.

Për të vizatuar përdoren shkopinj çeliku ose shkopinj nga pema bambu të përdorur më herët nga ushtarët e Azisë juglindore. Metoda e shkopinjve bambu është më e dhimbshme se metodat moderne me “armë” tatuazhesh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2915940284729
array(1) { ["section"]=> string(57) "koka-vend-i-shenjte-per-tatuazhet-ja-kuptimet-e-tyre-9458" }