Kokaina/ Apeli le në burg Ermal Hoxhën

Publikuar tek: aktualitet, më 10:37 06-02-2015 Kokaina/ Apeli le në burg  Ermal Hoxhën

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Ermal Hoxhës për lirimin e tij nga burgu. Apeli morri masën e  arrestit me burg për Ermal Hoxhën dhe prokuroria ka kërkuar të njëjtën masë edhe për të akuzuarit e tjerë.

Nipi i ish-diktatorit Enver hoxha dhe 5 persona të tjerë qe dyshohen për përfshirjen në grupin kriminal që trafikonte droga të forta nga Amerika Latina drejt Europës. Ata kërkuan në Apel lirimin nga Burgu.

Të akuzuarit u arrestuan pas një operacioni të quajtur “Xibraka”. Hetimi për grupin criminal nisi më 18 dhjetor të vitit 2014 pas një informacioni të ardhur nga autoritetet gjermane.

Ndërkohë ka folur edhe avokati i të akuzuarit Ilir Hyseni. Ferdinand Doja, tha se ai nuk e apeloi masën dhe se klienti i tij ka pranuar fajin. Avokati mohoi përfshirjen e Pranvera Ebeling në këtë trafik .

"Hyseni ka një problem me autoritetet kanadeze dhe nuk ka njohje me të akuzuarit e tjerë. Pranvera Ebeling nuk është përfshirë në cëshjte dhe nuk është e kërkuar, ajo është mike e Hysenit. Ajo do të vijë në Shqipëri të sqarojë situatën, emri i saj u përfol vetëm për shkak të makinës,'-tha avokati doja pasi pranoi përfshirjen e Hysenit në veprimtarinë kriminale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Noizy vazhdon aktivitetin, zgjedh një mënyrë për t’u “hakmarrë” ndaj reperave të Babastars
Peleshi në faniljen Abrashi: Opozita po përdor situatën për të krijuar panik »
Article Logic
Execution time: 0.011474847793579
array(1) { ["section"]=> string(42) "kokaina-apeli-le-ne-burg-ermal-hoxhen-2497" }