Kokaina e Durrësit, reagon Kryemadhi: Sa frikë paska sot kryeministri i drogës! Ja çfarë e ka tmerruar, duhet të gjejë një avokat

Publikuar tek: politike, më 16:10 28-02-2018 Kokaina e Durrësit, reagon Kryemadhi: Sa frikë paska sot kryeministri i drogës! Ja çfarë e ka tmerruar, duhet të gjejë një avokat

Monika Kryemadhi e LSI reagon për kokainën 613 kg me vlerë 180 mln euro e kapur brenda një kamioni të mbushur me banane në portin e Durrësit.

Kryemadhi thotë se Rama i druhet hetimeve të mëtejshme të kësaj sasie kokaine të paparë ndonjëherë në Shqipëri, sepse sipas saj, e di mirë që fijet dhe lidhjet e kokave të trafikut nuk janë as punonjësit e portit dhe as ata të kompanisë "modeste", siç e cilëson ajo.

Kryetarja e LSI i “sugjeron” Ramës të gjejë një avokat të mirë për veten dhe ndonjë nga miqtë e tij bashkëpunëtorë.

REAGIMI I PLOTË I KRYEMADHIT:

Sa frikë paska sot Kryeministri i Drogës!

Me gjithë angazhimin e policisë dhe prokurorisë, të dyja këto struktura do e kishin të pamundur kapjen e një sasie kaq të madhe droge pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, ndërkohë që për vite me radhë, nën hundën e tyre, janë trafikuar qindra e mijëra tonelata kanabis dhe drogë.

Kryeministri ka frikë të thotë se ky aksion është kryer me ndihmen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të atyre që vetëm dy ditë më parë paralajmeruan lidhjet e rrezikshme të politikës me trafikun e lëndëve narkotike.

Edi Rama tashmë është i tmerruar nga hetimet e mëtejshme të kësaj sasie kokaine të paparë ndonjëherë në Shqipëri, sepse e di mirë që fijet dhe lidhjet e kokave të trafikut nuk janë as punonjësit e portit dhe as ata të kompanisë modeste.

Diku më lart e më thellë gjenden ata që e drejtuan dhe dhanë garanci për transportin e një sasie të ngjashme me ato të filmit “Narcos”.

Ndaj patetizmat e tij në FB dhe lëvizjet e kukullave të tij në qeveri e polici vështirë se do e shpëtojnë këtë herë shefin e madh nga hetimet që me ndihmen e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të mundin të mbulojnë dhe fshehin lidhjet okulte të kreut të qeverisë me botën e errët të krimit.

Ndaj më mirë se të shkruajë shfajësimet e dikujt që ka rënë në çarkun e zullumeve të drogës, që e sollën dhe e mbajnë në pushtet, Edi Rama le të gjejë një avokat të mirë për veten dhe ndonjë nga miqtë apo bashkëpunëtorët e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097858905792236
array(1) { ["section"]=> string(132) "kokaina-e-durresit-reagon-kryemadhi-sa-frike-paska-sot-kryeministri-i-droges-ja-cfare-e-ka-tmerruar-duhet-te-gjeje-nje-avokat-111770" }