Kokaina/ Ermal Hoxha 32 udhëtime jashtë, ka sjellë kolumbianët nga Greqia

Publikuar tek: slide-lajm-kryesor, më 08:59 23-01-2015 Kokaina/ Ermal Hoxha 32 udhëtime jashtë, ka sjellë kolumbianët nga Greqia Ermal Hoxha dhe laboratori i zbuluar në Elbasan

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aktivitetin e të dyshuarëve për përfshirjen e tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës, laboratori së cilës u zbulua ditë më parë në Xibrakë. Ermal Hoxha ka sjellë nga Greqia në Shqipëri me makinë dy kolumbianët Cezar Avila dhe Walther Moreno ndërsa Genci Xhixha i shpallur në kërkim, mund të jetë ende në Shqipëri.

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit  ka udhëtuar plot 32 herë jashtë vendit, sipas verifikimeve në sistemin TIMS, ku dy lëvizjet e fundit kanë qenë drejt Belgjikës e Greqisë. Udhëtimet e tij kanë kohëzgjatjen e 4 viteve, ku më shpesh Hoxha ka shkuar në Mal të Zi, Maqedoni e Kosovë.

Në Bruksel Hoxha ka qëndruar rreth 3 ditë, nga 14 nëntori deri më 17 nëntor të vitit të kaluar. Kjo është hera e vetme që ai ka përdorur aeroportin për të lëvizur ndërkohë që të gjitha udhëtimet e tjera i ka kryer me makina të marra me qira, apo të miqve të tij.

Verifikimi I detajit më kryesor është ai I datës 4 nëntor, ku Hoxha ka sjellë në Shqipëri kolumbianët nga Greqia. Hoxha ka dalë nga pika e Kakavijës në orën 08:00 për t’u futur në Greqi me një makinë të marrë me qira, me targa AA 653 DM. Mësohet se ora e kthimit të tij është 18:30, e datës 6 nëntor, ku ka sjellë me vete në Shqipëri edhe kolumbianët.

Lëvizjet janë verifikuar edhe për Ilir Hysenin e Genci Xhixhën, ky I fundit i shpallur në kërkim. Mësohet se Ilir Hyseni , resident në Gjermani, ka dalë nga Shqipëria më 5 janar, por nuk dihet se si është kthyer ai në Shqipëri sepse nuk rregjistruar hyrja e tij.

Genci Xhixha rezulton të ketë hyrë në Shqipëri më 13 Janar, një ditë para operacionit. Nuk ka të dhëna që ai të ketë dalë sërish nga vendi, gjë që sipas burimeve të prokurorisë të bën të dyshosh se ai mund të fshihet ende në Shqipëri.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit u arrestuan 11 persona ndërkohë që pas verifikimeve 2 prej tyre, Fatmir Hoxha dhe Egest Dankësi u lanë të lirë pasi nuk kishin lidhje me trafikun.

Gjatë operacionit u sekuestruan 121 kilogramë drogë, ku rreth 100 kilogramë ishte kokainë e përzier, 18 kilogramë kokainë e pastër dhe 3 kilogramë kokainë e papërpunuar, si dhe 3 deri në 4 ton përzierës. Godina, në brendësi të së cilës ndodhej edhe laboratori i kokainës në Xibrakë ishte kamufluar si magazinë e bimëve mediciale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032151937484741
array(1) { ["section"]=> string(76) "kokaina-ermal-hoxha-32-udhetime-jashte-ka-sjelle-kolumbianet-nga-greqia-1252" }