Kokaina në Durrës, Prokuroria zbarkon në ambientet e televizionit të madh

Publikuar tek: aktualitet, më 20:01 01-03-2018 Kokaina në Durrës, Prokuroria zbarkon në ambientet e televizionit të madh

Pasi Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, që kishte porositur kontejnerin me banana ku u gjetën 613 kg kokainë foli për herë të parë ekskluzivisht në një lidhje telefonike me News24 nga Gjermania, prokurorët e Krimeve të Rënda ‘zbarkuan’ në ambientet e këtij televizioni për të marrë audion e bisedës.

Çekaj aktualisht është person i shpallur në kërkim, ndërkohë që Prokuroria ka marrë në cilësinë e provës materiale audion e bisedës që u zhvillua me të në lidhje telefonike me News24.

Pak më herët, Çekaj mohoi akuzat dhe tha se është nisur për në Shqipëri dhe do të japë versionin e tij në Prokurori. Sipas Çekaj, kompania e tij është një biznes modest që furnizohet në shumë vende. Ai tha se nuk ka lidhje me kokainën.

Çekaj është shpallur në kërkim nga policia ditën e djeshme pas kapjes së 613 kg kokainë në Maminas, si pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokaina në Shqipëri / Zbulohen furnitorët: Paramilitarët e kartelit më të rrezikshëm kolumbian “Clan de Golfo” (DETAJE)
Stomatologia mashtruese, reagon avokati: Olesia viktimë e një grupi kriminal »
Article Logic
Execution time: 0.012094974517822
array(1) { ["section"]=> string(79) "kokaina-ne-durres-prokuroria-zbarkon-ne-ambientet-e-televizionit-te-madh-111923" }