Kokaina në Spanjë, flet radio kolumbiane: Shqiptarët janë shumë brutalë dhe efektivë, paratë ua çojnë…

Publikuar tek: bota, më 09:01 03-05-2018 Kokaina në Spanjë, flet radio kolumbiane: Shqiptarët janë shumë brutalë dhe efektivë, paratë ua çojnë… Policia e Spanjes

Policia e Spanjës sekuestroi tre ditë më parë një sasi prej 1 ton kokainë në Madrid, ku arrestoi pesë trafikantë, dy shqiptarë, dy spanjollë dhe një kolumbian.

Ditën e sotme mediat kolumabiane kanë dhënë detaje të tjera nga sekuestrimi i 1 ton kokaine. Radio kolumbiane ‘Caracol’ tha se droga erdhi në një rrugë ajrore e paketuar nga Kolumbia.

Rrjeti  i ri i avionëve ‘Narco Jet’ mësohet të jetë klient i ri për trafikantët kolumbianë.

Radio kolumbiane ka dhënë edhe detaje të tjera për dy shqiptarët e arrestuar të trafikut të kokainës, Julian Deblini dhe Dritan Gradica.

“Anëtarët shqiptarë kanë marrë pjesë në luftën ballkanike. Shqiptarët veprojnë me profesionalizëm ushtarak” – mësohet të ketë informuar radio kolumbiane.

“Kolumbianët kanë shtuar se trafikantët shqiptarë janë shumë brutalë dhe efektivë. Ata kanë fituar besueshmëri ekonomike dhe paratë ua çojnë familjeve të tyre” – vijon radio kolumbiane.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012346982955933
array(1) { ["section"]=> string(105) "kokaina-ne-spanje-flet-radio-kolumbiane-shqiptaret-jane-shume-brutale-dhe-efektive-parate-ua-cojne-119265" }