Kokaina në Xibrakë, lirohet nga burgu Ermal Hoxha

Publikuar tek: barometri, më 07:28 18-09-2018 Kokaina në Xibrakë, lirohet nga burgu Ermal Hoxha

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, është liruar me kusht nga burgu tre ditë më parë.

 

Hoxha ka lënë qelinë e burgut të Fierit ku vuante dënimin prej 6 vite e 8 muaj heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike të mbetur në tentativë.

Ai u arrestua së bashku me 10 persona të tjerë, ndër ta dy kolumbianë, pas një aksioni të policisë në vitin 2015 në fshatin Xibrakë të Elbasanit ku u zbulua një laborator i përpunimit të kokainës

Prokuroria kërkoi dënimin e Hoxhës me 12 vite burg, ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 vendosi ta dënojë me 10 vite burgim. Dënimi u ul në 6 vite e 8 muaj pasi u pranua gjykimi i shkurtuar. Hoxhës i kishte mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg.

Të arrestuarit e tjerë janë: Saimir Batku, 43 vjeç nga Tirana,  Fatmir Hoxha, 48 vjeç, Kastriot Imeri, 47 vjeç nga Tirana, Gentjan Gjonaj, 43 vjeç nga Vlora, Arjan Dalipi, 50 vjeç nga Elbasani, Kelment Dalipi 45 vjeç nga Elbasani, Ilir Hyseni, 47 vjeç nga Tirana, Egest Dankesi, 27 vjeç nga Elbasani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028061151504517
array(1) { ["section"]=> string(55) "kokaina-ne-xibrake-lirohet-nga-burgu-ermal-hoxha-134713" }