KOKAINA/Punëtorët e bimëve mjekësore: S’dinim gjë për drogën, dyert mbaheshin mbyllur

Publikuar tek: aktualitet, më 09:27 25-01-2015 KOKAINA/Punëtorët e bimëve mjekësore: S’dinim gjë për drogën, dyert mbaheshin mbyllur Hyrja e Laboratorit të Kokainës

Zbardhen dëshmitë e punëtorëve të bimëve mjekësore në magazinën në Xibrakë, në ambientet e së cilës u zbulua laboratori i përpunimit të kokainës. Asnjë prej të pyeturve nuk ka dëshmuar asnjë të dhënë që mund të jetë dobiprurëse për hetimin. Përjashtim bën vetëm Arjan Dalipi, i dyshuar si pjestar i grupit kriminal të përpunimit të kokainës, aktualisht në burg.

“Panorama”, zbulon komentet e tij në lidhje me komunikimin që ka patur me nipin e tij Ergest Dankësi, i cili pas arrestimit për përfshirje në këtë trafik u lirua disa orë më vonë për mungesë provash. Dalipi ka pohuar se e ka dhënë me qira magazinën dhe se objektet e paligjshme gjendur në të nuk i përkisnin atij.

Dëshmitë:

Shtetësja E.Shkalla, punonjëse në magazinën e bimëve medicinal, të ndodhur në Xibrakë, në deklarimet e dastës 14.01.2015, nuk ka dhënë të dhëna në funksion të çështjes. Sipas saj, objekti I ndodhur pranë magazinës ku punonte ishte në pronësi të një shtetasi me emrin Zeni nga Elbasani dhe në të shumtën e kohës rrinte e mbyllur.

Shtetësja Këze Dalipi, nëna e dy vëllezërve të arrestuar Arjan dhe Kelmend Dalipi, në deklarimet e saj nuk ka dhënë të dhëna në funksion të çështjes. Ajo ka thënë se djali I saj e kidhte dhënë magazinën me qira, por nuk dinte personin dhe nuk kishte parë të hynin apo dilnin njerëz në të.

Shtetasi Zeni Dalipi, babai I dy vëllezërve të arrestuar Arjan dhe Kelmend Dalipi, deklaroi faktin e dhënies me qira të magazinës nga djali I tij Kelmend tek një person nga Tirana dhe faktin e hyrjes dhe daljes në të të rreth 4 personave, të cilët qëndronin në magazinë gjithmonë me dyer të mbyllura. Ai ka mohuar faktin e hyrjes së djemve të tij në magazinë dhe pohoi interesimin e Arjanit vetëm për magazinën ku ndodheshin lopët e tyre.

Shtetasi G.Maksuti në deklarimet e tij ka pohuar se në ambientin në të cilin ushtronte aktivitetin e grumbullimit të bimëve medicinal, e kishte marrë me qira nga Arjan Dalipi. Ai ka konfirmuarnjohjen e shtetasit Kelmend Dalipi si vëlla i Arjanit dhe mohoi të kishte dijeni për ndonjë aktivitet criminal të tyre.

Shtetaset Gj.Shkalla dhe V.Poka, punonjëse në magazinën e bimëve medicinal, në deklarimet e tyre nuk kanë dhënë të dhëna. Ato kanë pohuar se nuk kishin dijeni për aktivitetin që kryhej aty.

I dyshuari Kelmend Dalipi ka sqaruar për oficerët e Policisë Gjyqësore një telefonatë që ka pasur në 14 janar me nipin e tij Ergest Dankësi, që u prangos dhe I lirua disa orë më pas. Dalipi ka shpjeguar se e ka njoftuar nipin të shkonte dhe të merrte në shtëpinë e tij lekët që mbante, pasi ai ishte menaxher I biznesit të reklamave dhe loto sportit dhe paratë I duheshin për pagesat e lotos. Për sendet e jashtëligjshme që u gjendën në objekt, Dalipi ka thënë se nuk ishin të tijat, sepse magazinën e kishte dhënë me qira tek një person që nuk ia mbante mend emrin për momentin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shtëpia e Gjetheve’’, 1 milion Euro për ta kthyer në muze
Ndihmonte klandestinët sirianë, në pranga shoferi i autobusit »
Article Logic
Execution time: 0.01206111907959
array(1) { ["section"]=> string(88) "kokaina-punetoret-e-bimeve-mjekesore-s-dinim-gje-per-drogen-dyert-mbaheshin-mbyllur-1416" }