Kokaina rekord e kapur në port, reagon furishëm Basha: Ne e paralajmëruam në kuvend

Publikuar tek: politike, më 12:49 28-02-2018 Kokaina rekord e kapur në port, reagon furishëm Basha: Ne e paralajmëruam në kuvend

Kapja e sasisë rekord të kokainës në një kantier në portin e Durrësit (615 kg) ka sjellë edhe reagimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Përmes një reagimi zyrtar, thekson se kjo është një ngjarje e paralajmëruar nga vetë Partia Demokratike

“Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar në Kuvend dhe në media se krimi i organizuar me mbështetje qeveritare, ka marrë nën kontroll trafikun e drogave të forta, kokainë dhe heroinë.

Kjo ngarkesë rekord e kokainës nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike. Këtë paralajmëroi edhe Kryeprokurori i Antimafias de Raho të hënën në Tiranë, kur deklaroi se mafia ka lidhje me politikën shqiptare dhe ka pushtuar policinë. Me këtë rast dua ti shpreh mirënjohjen partnerëve të huaj që drejtuan operacionin me sukses dhe e vunë para faktit të kryer narkoshtetin dhe levat e tij në Shqipëri.

Rrokada nga klani Tahiri-Habilaj i kanabisit tek klanet e heroinës dhe kokainës të Xhafajve me kompani, kanë si pikë të përbashkët mbrojtëse, kryeministrin Edi Rama. 613 kilogramët e kokainës, të kapura për shkak të partnerëve tanë, janë tregues se Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës, dhe se largimi i saj dhe krijimi i një qeverie anti-mafia është emergjencë kombëtare”, sqaron Basha.

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011451005935669
array(1) { ["section"]=> string(88) "kokaina-rekord-e-kapur-ne-port-reagon-furishem-basha-ne-e-paralajmeruam-ne-kuvend-111742" }