Kokaina rekord në Durrës, flet zv.ministri i Brendshëm: Nuk ishte rastësore, ZBULON KUSH E DHA SINJALIN

Publikuar tek: politike, më 19:07 01-03-2018 Kokaina rekord në Durrës, flet zv.ministri i Brendshëm: Nuk ishte rastësore, ZBULON KUSH E DHA SINJALIN

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, komentoi kapjen e djeshme të sasisë rekord të kokainës nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare.

Rasti i bujshëm solli reagime të shumta edhe në radhët e politikanëve.

Lamallari u shpreh se trafikantët nuk kanë pasur asnjë garanci nga politika, sepse nëse do të kishin pasur, do të ishin lejuar të iknin.

Sakaq, zbulon se sinjalin e kanë marrë nga hetimet paraprake, sepse nuk ishte një zbulim rastësor. Sipas zv.ministrit të Brendshëm, personat që kanë informacione për veprimtari kriminale janë në vëzhgëmin e policisë.

“Personat që kanë informacione për veprimtarinë kriminale apo dyshime për përfshirje në veprimatari të tilla, janë nën monitorimin e policisë. Ishte vëmendja e shtuar e policisë, dhe mbikëqyrje e vazhdueshme. Kurrsesi nuk mund të ishte rastësore. ka pasur informacione për anëtarët e grupit, të cilët kishin precedentë penalë”- është shprehur Lamallari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011429071426392
array(1) { ["section"]=> string(107) "kokaina-rekord-ne-durres-flet-zv-ministri-i-brendshem-nuk-ishte-rastesore-zbulon-kush-e-dha-sinjalin-111913" }