Kokaina, Tahiri debat me analistët: Shqiptarët nuk janë ëngjëj

Publikuar tek: slide-lajm-kryesor, më 23:26 22-01-2015 Kokaina, Tahiri debat me analistët: Shqiptarët nuk janë ëngjëj Sajmir Tahiri, minister i Brendshem

Debat I ashpër në emisionin “Opinion” në TV Klan mes ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe analistëve Lubonja, Bushati, Marku e Hoxha që ishin në panel duke folur me prokurorin e krimeve të rënda. Shkak është bërë debati nëse ishte sukses I policisë operacioni Kokaina, apo I prokurorisë së krimeve të rënda.

Por për herë të parë, ministri Tahiri bëri një akuzë të drejtpërdrejtë për shqiptarët. “Cfarë I mendoni ju shqiptarët? Ju mendoni se janë ëngjëj” u shpreh ministri në emission, por duke mos specifikuar ndoshta edhe idenë që mund të kishte për një pjesë të tyre dhe jo për gjithë popullatën. Ndërkohë nuk harroi të vlerësonte se suksesi ishte për operacionin kokaina I “policisë, prokurorisë dhe ndërkombëtarëve”.

Më poshtë do të gjeni debatin e Ministrit me analistët.

Sajmir Tahiri: Janë katër qytetarë të vrarë dhe ska asnjë përgjigje, prokuroria nuk ka lëvizur dhe ka hetime të reja të policisë. Ne kemi bërë hetime për punonjës policie që nuk kanë zbatuar urdhërin e arrestimit të dalë nga prokuroria për gardën. Ne presim nga prokuroria të bëjë drejtësinë. Nuk po I edukojmë kështu qytetarët me besimin ndaj shtetit. Aty është një ish deputet I PD që nuk ka guxim ti flaës ish ministrit dhe ish kryeministrit kur një ish gjyqtar u vra në Vlorë. Lufta e policisë me botën e krimit nuk mund të instrumentalizohet. Rezultatet e policisë nuk mund të mohohen. Shyqyr zotit që policia bashkëpunon me prokurorinë dhe nuk e përdorim prokurorinë për shantazhe dhe për ta nënshtruar. Bashkëpunimi ndërkombëtar është një tjetër medalje. Psh Lazarati ka një dimension të rëndësishëm ndërkombëtar. Të gjithë në kohën e PD e kanë pasur hartën e drogës dhe askush nuk lëvizi. Ndërsa ne lëvizëm. Për fabrikën e kokainës informacionin e dhanë ndërkombëtarët dhe bashkë me prokurorinë ne bëmë një punë të shkëlqyer. Unë besoj se me atë që ka ndodhur në Elbasan nuk mund të mbetemi me kaq arrestime. Ju s’mund të thoni se ku ka sukses, e ka prokuroria; e ku nuk ka sukses, e ka policia. Do të merremi me pasuritë e këtyre njerëzve që u arrestuan në Elbasan. Fakti që ndërkombëtarët na besojnë hetime të rëndësishme dhe që mbyllen me sukses do të thotë se deri dje hetimet shiteshin.

F.Lubonja: Lind pyetja se si ka mundësi se kur kemi një maxhorancë që po lufton drogën, na mbin fabrika më e madhe e drogës. Pse këta njerëzit që e kishin në Gjermani, vijnë e instalojnë këtu në Shqipëri.

Tahiri: Po për cfarë ngre pikëpyetje ti? Për implikimin tim e të kryeministrit? Pse cfarë I di shqiptarët ti? Engjej? Po sigurisht që do të ketë kriminalitet. Mos bëni ekspertin e hetimeve Lubonja, se edhe ju mbani përgjegjësi për hipotezat që ngrini. Aty është prokurori. Policia e ndoqi operacionin, prokurori dha urdhër për ndërhyrje dhe u ndërhy. Mund të ndodhë që operacione të tilla edhe të dështojnë. Ajo që nuk ndodh është se nuk shiten hetimet. Se drejtorët e policisë nuk rrinë në tryezë me kriminelë.

Mark Marku:  E para për 21 janarin: kushdo të jetë përgjegjësi duhet të shkojë para drejtësisë. Po këta që vriten përditë, a jeni ju përgjegjësi? Të është vrarë në mes të Tiranës një drejtor banke

Sajmir Tahiri: Ti nuk ke guxuar kur ishit në pushtet ti thoshe një fjalë kryeministrit tënd.

Mark Marku: Ti nuk I thua asgjë atij tëndit, se unë e dinë të gjithë ia kam thënë kryeministrit tim. Por ne jemi këtu për të të kërkuar hesap ty se pse nuk luftohet krimi.

S.Tahiri: Eshtë kapur drogë në vitin 2014 më shumë se 9 vitet e kaluara të marra së bashku/

M.Marku: Kjo do të thotë se prodhohet më shumë dhe ju kapni më pak. Se prodhohet 10 herë më shumë.

A.Bushati: Debatin nuk e ke me ne. nëse me keto aksione njerëzve u mbushet mendja se bosët e drogës janë dënuar, atëherë debatin e keni të fituar dhe bravo ju qoftë. Ju duhet të bëni detyrën.

S.Tahiri: A do ta lëmë policinë të punojë? Të bëjë detyrën.

Lubonja: kjo teori është e gabuar. Ne gazetarët bëjmë punën tonë dhe kemi dyshimet tona. Ka 25 vjet që na ka mbytur krimi, madje dhe në parlament.

A.Hoxha: Ai (Tahiri) bëri propagandë. Prokurori është këtu. Ministri mund të vijë dhe të debatojë. Mua më preokupon se preokupimi I ministrit është vetëm këtë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069851875305176
array(1) { ["section"]=> string(65) "kokaina-tahiri-debat-me-analistet-shqiptaret-nuk-jane-engjej-1245" }