Kokainë dhe hashash nga Mamurrasi drejt Greqisë, si punonin 10 të arrestuarit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:05 02-06-2015 Kokainë dhe hashash nga Mamurrasi drejt Greqisë, si punonin 10 të arrestuarit

Kokainë dhe kanabis sativa, të blerë në Mamurras, për t’u shitur në Greqi. Dhjetë persona janë arrestuar, të cilët kishin zgjedhur metodën e shkëmbimit për të kryer trafikimin e lëndëve narkotike.

Vangjel Zguri, i njohur si ‘’Rreli i Voskopojës’’, mendohet se është një nga anëtarët e këtij grupi. Përveç tij edhe 9 persona të tjerë janë pjesë e grupit: Gjorgjo Gjoka, Platin Bodi, Adrian Lile, Leonard Qeseri, Bujar Qesaraka, Enver Lika, Altin Kodra, Renaldo Thoma dhe Arben Shquta.

Lile dhe Gjoka sipas prokurorisë ishin organizatorët. Lile së bashku me Qesarin dhe Qesarakën kanë shkuar me makinë në Mamurras, ku në rrugën ‘’Mihal Duri’’ kanë marrë në një dyqan dy çanta të mëdha të zeza, me 23 kilogramë e 443 gramë kanabis. Lënda është siguruar në Mamurruas nga Gjoka.

Pas blerjes ata janë nisur drejt Korçës dhe Pogradecit. Lile është ndaluar në fshatin Vloçisht nga policia, kurse Qesari dhe Qesaraka janë arrestuar në një lokal në një qendër tregtare në Korçë.

Por historia e kanabisit përzjehet me atë të kokainës, pikërisht se më 31 maj është arrestuar në Korçë Thoma, Zguri dhe Shquta, të cilët po blinin dhe shkëmbenin 2 kilogramë kokainë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krim brenda familjes, vëllai vret vëllanë në Elbasan
Vret gruan pasi del nga burgu shqiptari në Greqi, mbeten pa nënë 2 fëmijët e mitur »
Article Logic
Execution time: 0.01117992401123
array(1) { ["section"]=> string(82) "kokaine-dhe-hashash-nga-mamurrasi-drejt-greqise-si-punonin-10-te-arrestuarit-12441" }