Kokainë me vlerë 1 milionë euro dhe 40.000 € cash, policia italiane 'i bën gropën' dy shqiptarëve

Publikuar tek: bota, më 08:59 12-07-2020 Kokainë me vlerë 1 milionë euro dhe 40.000 € cash, policia italiane 'i bën gropën' dy shqiptarëve Droga e sekuestruar

Policia italiane në qytetin e Ankonës ka bërë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve, pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike dhe organizatë kriminale.

I.T., 43 vjeç dhe J.M., 37 vjeç, u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro 'cash'. Kokaina u gjet në automjetin tip Seat Altea xlm, drejtuar nga shqiptari I.T

Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, Kokaina ishte paketuar në 7 pako me 1150 gr secila. Ndërsa në banesën e shqiptarit J.M u gjetën të fshehura 15 mijë euro cash si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese.

Dy shqiptarët janë vënë në pranga në burgun e Montacuto e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099148750305176
array(1) { ["section"]=> string(99) "kokaine-me-vlere-1-milione-euro-dhe-40-000-cash-policia-italiane-i-ben-gropen-dy-shqiptareve-213597" }