Një grup trafikantësh është goditur nga policia italiane, dhe si pasojë janë arrestuar 4 persona.
Bëhet fjalë për 2 shtetas shqiptarë dhe dy vajza rumune. Ngjarja ka ndodhur në Cesano Maderno dhe në banesën e personave janë gjetur 40 kilogramë kokainë dhe marijuanë, mijëra euro dhe një armë.
Policia ka zbuluar se brenda pakove me kokainë dhe marijuanë kishte edhe paund britanikë. Sipas mediave italiane vajzat rumune janë të dyja të moshës 29-vjeç, ndërsa shqiptarët janë përkatësisht 31 dhe 40-vjeç, ndërsa identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur.
Droga u gjet në pako të ndara nga njëra-tjetra dhe të fshehura në dollap dhe çanta. Gjatë kontrollit policia italiane gjeti edhe një pistoletë 9x21 gjysmë-automatike me 10 plumba, të vjedhura në Paderno Dugnano nëntorin e kaluar, si dhe më shumë se 9 mijë euro në para të gatshme dhe 7 smartphones.
Të arrestuarit po transferohen në burgun e Monza dhe atë të San Vittore në Milano.Newsbomb.al/